Të Gjitha

Shtohen lëvizjet, Meta nuk ka të ndalur. Paralajmëron tjetër konferencë

               Publikuar në : 09:45 - 13/06/19 M. S

Presidenti Ilir Meta ka parajmëruar konferencën e tretë për mediat, fill pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku do të diskutohet lidhur me dekretin e tij. Konferenca e presidentit do të mbahet sot në orën 17:00.

Në Kuvend gjatë ditës së sotme pritet të ketë 5 orë debate, lidhur me kundërshtitë që kanë socialistët për dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.

Mbetet për t’u parë se ç’do thotë kreu i shtetit, ndërkohë që një ditë më parë pati një takim me partitë e qendrës së djathtë, ku u fol edhe për një datë tjetër zgjedhjesh.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Të nderuar kolegë!

Sot në ora 17:00, konferencë për shtyp në Presidencë.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju falëminderit për bashkëpunimin!

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT