Një fëmijë i mitur ka humbur jetën, pasi ishte rrëzuar duke luajtur në ambientet e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
“Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.