Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Buxheti 2022” për arsimin/ Rama: Rritje pagash për të gjithë mësuesit

4 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Buxheti 2022” për arsimin/ Rama: Rritje pagash për të gjithë mësuesit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në prani edhe të kryeministrit Rama, prezantoi paraditen e sotme buxhetin për vitin 2022 për arsimin. Ajo zbuloi se sa do jetë rritja e pagave për vitin 2022, dhe sa do të jetë buxheti për mbulimin e transportit për nxënësit dhe mësuesit. “Mbështetja jonë për arsimin do të vazhdojë pa u ndalur edhe përmes rritjes së vazhdueshme të pagave. Për këtë mandat, objektivi është që pagat të rriten 32 përqind. Këtë e filluar që me buxhetin e parë. Për vitin 2022, pagat do të rriten me 6 përqind për të gjithë punonjësit mësimor, edukator dhe psiko-social, por një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit 2022 do të jetë përmirësimi i infrastrukturës arsimore. Me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do të sigurojmë mbulimin e shpenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës, si dhe transportin për 12 mijë mësues. Duke filluar nga janari i vitit 2022, rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do të jetë 50% më i lartë”, tha ministrja.

Ndërsa kryeministri Edi Rama zbuloi se synimi është që pagat e mësuesve brenda mandatit të tretë të rriten deri në 40%.

“Dëshirojmë që të ndajmë me ju disa aspekte të buxhetit të ri të Ministrisë së Arsimit. Përtej buxhetit, si shifra përtej projeksioneve, që të ndajmë së bashku sfidat që kemi qoftë në funksion të këtij mandati, qoftë në funksion të përmbushjes së objektivave. Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022, vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Tanimë jemi të vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit te familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. Jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimin e vetë, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale.

Nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto e paga neto e mësuesve është më e lartë. Edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër. Thënë të gjitha këto dhe të marrë parasysh se tani më nuk e diskuton njeri se është hedhur një bazë e fortë në funksion të mësuesve nga ndërhyrjet e jashtme, nga politika, forca e ryshfetit që ka qenë një konstante e pa ndryshme për shumë vite. Deri kur është vendosur dhe konsultuar sistemi i ri dhe i rekrutimit të mësuesve. Që mësuesit mos të spostohen sipas tekave apo dëshirave të lidhura me këto fenomene, dhe duke iu dhënë atyre një garanci të plotë se vendi i tyre i punës bazohet te merita dhe jo te bindjet e tyre apo lidhjet e tyre farefisnore. Tani që është vënë dhe një bazë e mirë dhe për tekstet, pavarësisht faktit se ka nevojë për qëmtime dhe korrigjime, kemi nevoje që ta shohim me sy kritik veten”, tha Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë një fond në buxhetin e shtetit që do të shkojë për problematika të ndryshme në shkolla, që lidhen mes orës së mësimit dhe shtëpisë, ndërsa foli për një plan kombëtar ku nxënësve do t’i ofrohen mundësi për të ndjekur artin apo dhe sportin. “Kemi vendosur për herë të parë në buxhetin e shtetit, një financim të konsiderueshme për të stimuluar shkollat, nxënësit, mësuesit, prindërit, që me këtë pjesë të buxhetit të fillohen të adresohen boshllëqet mes orës së mësimit dhe shtëpisë, duke iu dhënë mundësi nxënësve mësim në art apo dhe për sportin.

Kjo kërkon një plan kombëtar për të cilin po punohet. Do të jetë i gatshëm për drejtoritë e shkollave në pranverë. Buxheti dhe financimi i vendosur për këtë program do të fillojë të shfrytëzohet menjëherë. Kemi raste inkurajuese të shkollave që e bëjnë këtë gjë. Nxënësit në vend që t’ia lënë boshllëkut që t’i ofrojë rrugë të mbrapshta, t’ia ofrojmë ne shtigje përmes sportit, apo arteve të ndryshme”, theksoi kryeministri.

Tags: arsimimiBuxhetirama

TË LIDHURA

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”

08:23 | 12/07/2025
Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët
Aktualitet

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

08:20 | 12/07/2025
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur
Aktualitet

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

08:17 | 12/07/2025
Next Post
Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet më 16 nëntor në Bruksel

Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet më 16 nëntor në Bruksel

Surprizon ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Kam një vajzë

Surprizon ish-konkurrentja e "Për’puthen": Kam një vajzë

Berisha nis betejën kundër Bashës, i bashkohet edhe Nishani

Nishani tregon çfarë i kërkonte Basha në vitin 2011 Berishës

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”

by mirseda
08:23 | 12/07/2025
0

Është caktuar data se kur Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës për lënien...

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

08:20 | 12/07/2025
Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

08:19 | 12/07/2025
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

08:17 | 12/07/2025
Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

08:13 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com