E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Nishani tregon çfarë i kërkonte Basha në vitin 2011 Berishës

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, për ish-kryeministrin Sali Berisha. Basha tha se ai arriti ta fitonte Bashkinë e Tiranës në 2011, pasi “përjashtoi” nga fushata Sali Berishën. Sipas Bashës, çelësi i fitores ishte vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Bashkinë e Tiranës. “Unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që e kam mundur Edi Ramën. Nuk e kam thënë. Çelësi i fitores ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata”, tha Basha. Përkundër qëndrimit publik të Bashës, Bujar Nishani e përgënjeshtron. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nishani kujton kohën se si Basha i kërkonte Berishës, që ta udhëzonte edhe në gjërat më elementare.

Statusi

Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheq në ndonjë fitore por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike.

Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën!

Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm tek shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne.

11 Dhjetori 2021, po vjen me shpejtësi.

Uragani i njerëzve të ndershëm, trimave e patriotëve do të shpëtojë Partinë Demokratike.

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...