Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rrëfimi/Agim Rada: Fatmir Xhafaj si Lejfeni, një komunist që hynte-dilte me dosje

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT

Që në rini, Agim Rada njihej për shpirtin e tij kundërshtues, rebelizmin dhe dëshirës për të njohur më shumë. Më shumë se ç’të lejonte sistemi diktatorial. Përballë kufizimeve nga shteti dhe ëndrrës për të qenë i lirë, ai gjithmonë e shihte të tashmen e kaluar, me kriticizëm.

“Nuk mund të besoja që ne jetonim në vendin më të lumtur të botës, kur këtu ishte ferri. Nuk mjafton që na vranë, na prenë e sakatuan, por edhe na urrejnë. Nuk doli një që të kërkojë falje, për gjithë ato familje që e vuajtën nën lëkurë atë regjim.”

Për Radën, deputetët e parlamentit janë një fyerje për gjithë viktimat e komunizmit. Ai nuk njeh të majtë apo të djathtë, por shqiptarë dhe antishqiptarë.

“Në shekullin e XXI të drejtojë shtetin Monika, Gramozi apo Fatmir Xhafaj. Unë e kam shtëpinë te rruga e Kavajës, pas ish-Komitetit të Partisë dhe Rinisë, kam qenë i ri por e mbaj mend Xhafajn që hynte dhe dilte me dosje në duar, si servil.

Mendo kemi ministra apo kryetar parlamenti të nomenklaturës së kaluar. Është fyerje për ne që jemi sakatuar. Njerëzit presin nga Monika, Saliu apo Edi, ndonjë kockë. I kanë edukuar shumë keq fëmijët, i thonë ‘shko të keqen mami te LRI-ja’. Në mënyrë që të gjejnë mundësi e të përfitojnë. Që unë e kam cilësuar si fidanishte të hajdutëve.”

Për shumë vite me radhë, Rada ka punuar me të atin e kryeministrit Rama, duke e njohur që në moshë të vogël këtë të fundit. Por kjo nuk e pengon të jetë kritik, madje ai thotë për Tirana Today se nuk ka asnjë lidhje me të, e aq më pak raporte shoqërore.

“Unë e them të vërtetën në sy, siç ia them Kryeministrit që e njoh qëkur ishte kalama. Nuk mund të bësh çfarë të duash ti, prish stadiume apo kisha, sepse sipas teje kjo është më e mira. Unë e kam njohur Edin që kur ishte 15 vjeç, teksa vinte në studio, por kjo nuk do të thotë që sot ne jemi miq të ngushtë.  

Janë po këto ‘Pardesytë e Bardha’, këto maskarenj. Gjoja bënë atë të studentëve dhe doli Blendi Gonxhe. E ke parë si është trashur, se ha e pi gjithë ditën, vjedh lekë, mbjell 10 pemë e thotë mbolla 200. Gjithmonë del me lopatë në dorë, që për mua është simboli i hajdutit.

Unë tallem me Ilir Metën që ky vjedh, lekët si fshatar që është, i konverton në ushqim, i bëhet dhjami një pëllëmbë, shkon harxhon lekë për bisturi. Heq dhjamin dhe fillon prapë ushqimin nga e para. Apo Monika që del e ulërit për mirëqenie dhe oligarkët, kur ajo është krye banditja.”

Me një humor therës, Rada thotë se komunizmi indoktrinoi edhe artistët, që sot quhen vlera të kombit.

“Mendo, Rajmonda Bulku merrte turmën mbrapa, një njeri pas asnjë lloj vlere dhe turma me 1 mijë vetë i shkonin nga pas si dele.  Produkti i ’44 prodhoi vetëm parafabrikat, veç artistë të indoktrinuar dhe shkrimtarë papagaj. Lëri këto, jo çmim Nobel Kadare apo Dritëro Agolli, poet i madh. Unë nuk i besoj këto.

Del Pëllumb Xhufi dhe këto të indoktrinuar, kur të tjerët ishin në Spaç, ai shkonte të studionte në Romë me bursën e shtetit, Edhe tani dalin e thonë që Enveri nuk ishte aq i keq apo që kishte të mira.” TIRANA TODAY

Tags: Agim Radadosjeedi ramaIlir MetajkomunizemMonika KryemadhiPardesytë e Bardhasali berishaskulptori

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

VIdeo/U “blindua” nga gazetarët në rrugë, Voltana Ademi thyen heshtjen

(Video) Njihuni me 16-vjeçarin që patrullon qiellin e Kosovës

Gjermani/Shoqëria me njerëzit e gabuar çoi në burg ish-lojtarin e Skënderbeut







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com