Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Rrëfimi i shqiptarit 28-vjeçar i prekur me COVID-19

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant

Në mesin e rreth 820 mijë të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ishte edhe një shqiptar 28-vjeçar nga New York-u.

Majlind Aliju kreu testin për koronavirus dhe doli pozitiv.

Tani ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Aliju rrëfen për “Zërin e Amerikës” rrugëtimin dhe sfidat që i pati në luftën me virusin që është përhapur në mbarë botën.

Para rreth një muaji, shqiptari 28-vjeçar që jeton në New York, Majlind Aliu, përjetoi rrjedhje hundësh dhe ethe.

Por disa orë më vonë, simptomat iu përkeqësuan.

“U zgjova në ora katër. U ngrita nga shtrati dhe shkova në banjo. Shtëpia ishte në errësirë. Më vinte për të vjell, filloi barku dhe më ra të fikët. Pastaj janë zgjuar familja duke bërtitur Majlind, Majlind, Majlind dhe më hodhën ujë në fytyrë. Isha i frikësuar sepse më ra të fikët dhe për një moment harrova gjithçka. Pas dy minutash gjithçka mu duk normale”, tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Menjeherë familja e Alijut telefonoi urgjencën. Pasi i bën një kontroll, doktorët i sugjeruan atij të qëndrojë në shtëpi pasi ai dyshohej të ishte prekur nga koronavirusi.
Pak ditë më vonë ai arriti të sigurojë një test për COVID-19.

“Ishte shumë ndryshe. Në fillim të kontrollojnë frymëmarrjen. Por pastaj kishin diçka të gjatë, e hapin dhe më paralajmëruan se do të më shkaktojë dhimbje. Jo që dhemb shumë, por është një ndjenjë ndryshe, nuk kam provuar kurrë diçka si ky test. Më hapën hundën dhe e futën me shpejtësi shumë thellë në të dy vrimat e hundës nga pesë sekonda”, thotë Aliju ndërsa shpjegon procesin e testit.

Aliju punon për një kompani që menaxhon ndërtesa komerciale dhe banimi në New York.

Por dyshimet se mund të kishte koronavirus e detyruan ta lejë punën dhe të mbyllet në shtëpi.

“Më thanë se do të të japim një letër, sepse në punë nuk mund të shkosh një javë nga kjo ditë dhe pastaj nëse testi vjen pozitiv do të të japim një dokument tjetër që shkruan se për dy javë duhet të qëndrosh në karantinë”.

“Më thanë se rezultatet publikohen pas dy ditësh ose pas një jave, nuk e dinin sigurtë. Për rastin tim u publikuan pas tre ditësh. I hapa përmes një aplikacioni në telefon dhe e pashë këtu që thoshte se unë jam pozitiv”.

Pasi kuptoi rezultatin, filloi periudha 14 ditore e izolimit.

“Edhe kur je në shtëpi duhet të përdorësh dorezat dhe maskën që të mos infektosh dikë tjetër. Barna nuk më dhanë sepse nuk kisha simtpoma nuk kam pasur, vetëm dy ditë kisha rrjedhje hundësh dhe pak ethe. Unë thash se i kam 28 vjet jam i ri, vetëm po pi ujë, po ha fruta. Asnjë ilaç nuk kam marrë nga dita kur më ra të fikët. ” “Nëse më duhej diçka nga frigoriferi i dërgoja mesazh vëllait nëse mund të ma sjell, ta lë tek dera, ai të shkonte dhe pastaj prisja pesë minuta, e hapja derën kapja gjërat dhe mbyllja derën që të rrija në izolim”, thotë ai.

Aliju duhej të kujdesej që të mos infektonte familjarët e tij. Shqetësimin më të madh e kishte për gjyshen 85-vjeçare.

“Për prindërit nuk jam frikësuar shumë. Thoja se janë nga 50 vjeç dhe janë të shëndetshëm. Edhe gjyshen e kam të shëndetshme por kur je 85 vjeçare normal që frikësohesh prandaj ajo nuk kam dashur të jetë afër meje dhe nuk e kam takuar për dy javë”, vazhdon rrëfimin e tij Majlind Aliju.

Pasioni që Aliju ka për muzikën ia lehtësoi periudhën e izolimit dhe e ndihmoi në përballjen e frikës së virusit.

“Për muzikantët izolimi nuk është i vështirë sepse ne edhe ashtu qëndrojmë të izoluar gjithmonë, duke ndenjur gjithë javën në një vend duke punuar. Prandaj për mua këto 14 ditët në karantinë nuk ishin shumë të vështira. Unë hapa laptopin dhe fillova punën”, thotë ai.

Pasi përfundoi periudhën në izolim, Aliju iu kthye përditshmërisë. Por është vështirë të bësh jetë normale në epiqendrën e pandemisë thotë ai.

“Unë veç jam duke punuar dhe jetuar normalisht në një vend që nuk është normal”, thotë Aliju.

Për momentin. Aliju është duke u përpjekur të bëjë ritestimin që të sigurohet se nuk është i infektuar.

Aliju po kërkon rezultat ndryshe nga testi i parë, që të sigurohet se është shëndosh, por njëherësh të luftojë paragjykimet me të cilat ka filluar të përballet.

“T’u them të drejtën unë nuk kam pasur dëshirë të tregoj që e kam virusin, jo për mua, por për familjen. Sepse dikush e merr koronavirusin sikur të jetë Sida. Nuk është aq keq, por stigma është e njëjtë. Ju kam treguar disa kolegëve në punë se jam me koronavirus sepse më pyetën ku ishte për dy javë.

U tregova drejt sepse nuk dua të gënjej. U thash se kam pasur koronavirus dhe tani jam mirë dhe i kam vërejtur në fytyrë se janë frikësuar pak. Për zotin shoqëria është ndarë në dysh, disa e kuptojnë që unë jam normal, por disa të tjerë po frikësohen shumë”, thotë Aliju.

Shtetet e Bashkuara kanë deri tani numrin më të madh në botë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, rreth 820,000 të infektuar dhe rreth 45 mijë të vdekur. Rreth gjysma e tyre janë identifikuar vetëm në shtetin e New York-ut. /Voa

Tags: 28koronavirusrrëfimshqiptar

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Lehtësimi i masave/ Rama: Do të jetë i ndryshëm në varësi të qyteteve

Rama tregon arsyen pse tërhoqi padinë ndaj “Bild”

Koronavirusi/ OBSH këshillon shqiptarët si të mbajnë veten të sigurtë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta për Zvërnecin shtrihet jashtë vendit, tubime në Athinë, Itali e Gjermani

by mirseda
18:43 | 06/06/2026
0

Shqiptarët në Greqi janë mbledhur sot para sheshit Sintagma në Athinë, duke iu bashkuar kështu protestës kundër...

Vila e Dhërmiut hap “Kutinë e Pandorës”, SPAK heton Pandeli Carapulin për pastrim parash

18:42 | 06/06/2026

Dy vila pranë Ballukut, në fokus edhe Viola Haxhiademi e Maksim Hetemaj

18:37 | 06/06/2026

SPAK thërret Klevis Jahajn dhe Ergys Verdhon për aferat e “çetës Balluku”

18:35 | 06/06/2026

Protesta për Zvërnecin shtrihet në Shkodër, qytetarët mblidhen në qendër

18:32 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com