Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rrafshimi i kurbës së pandemisë dhe rreziku i një vale të dytë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Rrafshimi i kurbës së pandemisë dhe rreziku i një vale të dytë

Nga Shyam A.Krishna “Gulf News”

A mund të rrafshohet kurba e një epidemie? Po mundet, dhe disa vende e kanë bërë këtë gjë. Ato kanë arritur të frenojnë me sukses përhapjen e koronavirusit të ri.

Kina, nga origjina e virusit SARS-Cov-2, kryeson tanimë listën e vendeve që e kanë rrafshuar kurbën.

Koreja e Jugut, Singapori, Tajvani, Kanadaja, Gjeorgjia, Austria dhe Islanda kanë reduktuar gjithashtu numrin e rasteve të reja. Në Evropë, Gjermania është në rrugën e duhur për të rrafshuar kurbën, ndërsa Italia dhe Spanja presin që rastet të bien, pas disa javësh makthi dhe vdekjesh, ku numri i rasteve e kaloi 2 herë Kinën.

Po çfarë e rrafshon kurbën, dhe si arrihet kjo?

Gjatë një epidemie, kurba përfaqëson grafikisht numrin e njerëzve që mund të sëmuren gjatë një periudhe të caktuar.

Një rritje e madhe e tyre, nënkupton që sëmundja po përhapet shpejt: shumë njerëz infektohen në të njëjtën kohë, dhe sistemi i kujdesit shëndetësor vihet shumë nën presion.

Një kurbë më e sheshtë, tregon një normë më të ngadaltë të përhapjes së virusit, çka do të thotë që njerëzit infektohen gjatë një periudhe kohore më të gjatë.

Mund të mos ketë një rënie të menjëhershme të numrit të rasteve në total, por rastet e reja do të jenë më pak. Dhe rezultati është më pak presion në shërbimin spitalor të një vendi.

Distancimi social, izolimi dhe karantina ndihmojnë në reduktimin e shkallës së përhapjes së sëmundjes.

Kjo është arsyeja pse vendet preferojnë karantinën, ndonëse ajo bllokon gjithë ekonominë kombëtare. Testimet e shumta dhe gjurmimi i kontakteve, janë masat e tjera të përdorura me sukses.

Koreja e Jugut dhe shteti jugor indian Keralas, ofrojnë shembuj të mirë se si të ndalohet një epidemi. Hapat e tyre ishin të thjeshtë, por proaktive:testime të shumta, gjurmim kontaktesh, dhe ofrim i mbështetjes për banorët. Ato vendosën kontrolle të rrepta dhe kërkuan nga të gjithë pasagjerët që vinin nga vendet e huaja, të karantinoheshin për 14 ditë në objektet qeveritare.

Në Evropë, ia vlen të kopjohet suksesi i Gjermanisë, pasi ajo do të jetë së shpejti vendi i parë evropian që do të rrafshojë kurbën. Po si ia doli? Ambasadorja gjermane në SHBA, Emili Haber, e ka një përgjigje, e cila pasqyron veprimet e Koresë së Jugut.

Ajo ia atribuon suksesin testimeve masive; një popullsie relativisht e re, që përbënte pjesën më të madhe të rasteve fillestare me Covid -19; dhe përfitimit nga koha që pati në dispozicion për të zgjeruar pavionet e kujdesit intensiv dhe shtuar rezervat në pajisje mjekësore. “Ne arritëm të përgatiteshim, pasi nuk ishim vendi i parë në Evropë i prekur nga pandemia dhe kësisoj mësuam nga gabimet që u bënë diku tjetër”, theksoi Haber.

Sa ndihmon planifikimi: rasti koreano-jugor

Koreja e Jugut, është vendi i dytë pas Kinës që e rrafshoi kurbën. Dhe bëri këtë pa asnjë bllokim të vendit dhe pa e dëmtuar ekonominë. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Gebrejesus, e vlerësoi reagimin e Koresë së Jugut, dhe u bëri thirrje vendeve të “zbatojnë mësimet e vyera që përcjell Koreja”.

Po si ia doli Koreja e Jugut?

Ata ndërhynë shumë shpejt, para se situata të shndërrohej në një krizë; kryen që në fillim shumë testime, gjurmuan në kohë kontaktet e rasteve pozitive, i izoluan dhe mbikëqyrën ata. Në këtë mënyrë masat funksionuan edhe një vend që banohet nga 50 milionë njerëz.

Në pikun e pandemisë, 909 raste të reja u identifikuan vetëm më 29 shkurt, por më pak se një javë më vonë rastet e reja u përgjysmuan, dhe 4 ditë më pas u përgjysmuan sërish. Kështu u rrafshua edhe kurba.

Ndërkohë masat e rrepta të kontrollit, e ndihmuan Singaporin dhe Tajvanin të mbanin pandeminë nën kontroll, pavarësisht afërsisë së tyre me Kinën. Tajvani, që ndodhet vetëm 160 km nga Kina, vuri shpejt nën kontroll njerëzit që vinin nga Vuhani, dhe përdori një sistem për të gjurmuar ata që ishin vetë-karantinuar.

Si ndihmon karantina në rrafshimin e kurbës

Kur koronavirusi kërcënoi të dilte jashtë kontrollit, Kina e izoloi tërësisht provincën e Hubeit. Kjo ndodhi në fund të janarit. Më shumë zona u mbyllën më vonë, pasi më shumë se 15.000 raste të reja u raportuan deri në 12 shkurt.

Karantina u duk si një masë ekstreme, por në Kinë funksionoi. Dhe sot kufizimet në disa zona janë hequr. Më 8 prill, Vuhani doli nga 76 ditët e karantinës, me siguri më e gjata në historinë njerëzore.

Si po e përballon krizën Evropa

A funksionon bllokimi në një demokraci, ku të drejtat e njeriut dhe liria janë parësore?

Evropa e dha shumë shpejt përgjigjen për këtë gjë. Në shkurt kur Evropa nisi të prekej nga Covid-19, epiqendra e epidemisë u bë Italia, me një numër shumë të lartë rastesh.

E inkurajuar nga suksesi i Kinës, Italia vuri në zbatim masa drakoniane, më të rreptat në një demokraci perëndimore. Më 9 mars, kryeministri Zhuzepe Konte vendosi nën karantinë gjithë vendin, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve, përveç emergjencave shëndetësore dhe punës.

Një muaj më vonë, masat e rrepta duket se kishin funksionuar. Numri i rasteve të reja, po bie ndjeshëm. Spanja, që ia kaloi Italisë me rastet zyrtare me koronavirus, u vendos nën karantinë në datën 15 mars, dhe tani po sheh një kurbë në rënie. Po kështu po ndodh edhe me Francën.

Islanda realizoi më shumë teste për frymë në Evropë, dhe vendosi masa të forta të karantinës, të cilat ndihmuan në kontrollin e virusit. Gjermania, që është nën karantinë që nga 22 marsi, planifikon të rihapet së shpejti.

Pavarësisht se u bë vendi i katërt me mbi 100 mijë raste, ajo shpreson të kthehet në jetën normale javën e ardhshme, teksa vënia e maskës do të jetë e detyrueshme në ambiente publike.

Për kontrast, strategjia e dobët e Britanisë së Madhe, ka të ngjarë ta bëjë vendin me nivelin më të lartë të vdekshmërisë në Evropë. Shtetet e Bashkuara, nisën të marrin me hezitim masat kufizuese, ndërsa fqinji i saj Kanadaja kreu shumë testime.

Kjo i ndihmoi kanadezët që t’i kapnin rastet më herët, dhe të zvogëlonin ndikimin e virusit. SHBA-ja ka konfirmuar më shumë raste se çdo vend tjetër, por shtete si Kalifornia duket se po e rrafshojnë kurbën.

A ekziston rreziku i një vale të dytë?

Ndërsa disa vende kanë treguar se përhapja e virusit mund të frenohet, ekziston edhe rreziku i një vale të dytë. Qytetarët që ishin të shqetësuar për shpërthimet epidemike jashtë vendit, po kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe rezultati është një rritje e rasteve të reja në Hong Kong, Japoni dhe Kinë, kryesisht nga raste të importuara.

Vala e dytë, është dëshmuar në vendet që dalin nga karantina. Një numër i vogël njerëzish asimptomatikë, do të jenë midis banorëve që i rikthehen jetës normale. Ata do të rikthehen në punë, do çojnë fëmijët në shkollë dhe do të bëjnë pazar, dhe kjo do të shkaktojë një raund të ri rastesh.

OBSH ka dhënë tashmë këshillat e saj. Vendeve në hemisferën veriore dhe atyre me klimë tropikale, u është kërkuar të përgatiten për një valë të dytë të përhapjes së pandemisë. Kështu që nuk është ende koha për të reduktuar kujdesin. Nëse duam të rrafshojmë kurbën e pandemisë, duhet të mbetemi vigjilentë. /TIRANA TODAY

Tags: boteCOVID-19koronaviruspandemi

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite
Bota

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje
Bota

Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje

21:13 | 14/06/2025
Shkoi të kontrollojë shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet para djalit nga një egjiptian
Bota

Shkoi të kontrollojë shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet para djalit nga një egjiptian

21:07 | 14/06/2025
Next Post
TABELA/ Në Shqipëri, koronavirusi mund të shuhet për dy javë

TABELA/ Në Shqipëri, koronavirusi mund të shuhet për dy javë

Raporti i BSH: Pandemia do të godasë ekonominë e familjeve shqiptare

Raporti i BSH: Pandemia do të godasë ekonominë e familjeve shqiptare

Danimarka rihap çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore

Danimarka rihap çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com