Shqipëria

Riatdhesohen 100 persona/ Ja apeli i Policisë për të gjithë shtetasit shqiptarë


               Publikuar në : 16:45 - 16/10/19 user tir

Janë riatdhesuar 100 shtetas shqiptarë nga Franca, Belgjika dhe Gjermania. Raportohet se këta janë individë të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez belg dhe gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg dhe gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi në bashkëpunim me Frontex-in. Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan 100 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Policia e Shtetit bën apel për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT