Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Patozi: Aspak pritshmëri për pingpongun e shëmtuar PS-PD

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ironizon bashkëpunimin e qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentare në Komitetin Politik, për Reformën Zgjedhore. Duke u shprehur se palët kanë rënë në dakortësi për të mos ndryshuar asgjë themelore nga sistemi i “kalbur” zgjedhor, Patozi i ironizon ata teksa thotë se “e kanë më të lehtë të shpikin vaksinën për Covid-19”.

Ai shprehet me anë të një statusi në Facebook se debati për Reformën Zgjedhore është veçse një teatër i shpifur. Madje Patozi shton më tej se është e vetmja garë e lirë dhe pa kosto, që nuk prodhon asnjëherë fitues dhe humbës prej dekadash në Shqipëri.

Me tone ironike, Patozi citon se askush nuk i merr seriozisht, si ata që aktrojnë. Kreu i Bindjes Demokratike thotë se s’ka aspak pritshmëri për “pingpongun e shëmtuar PS-PD në Komitetin Politik dhe më gjerë”.

Statusi

E KANË MË LEHTË TË SHPIKIN VAKSINËN PËR COVID 19

Ia vlen më shumë debati për godinën e teatrit, sado i vjetër dhe i lodhur të jetë bërë, se sa ky teatri i shpifur për debatin e reformës zgjedhore. Te paktën, për të parin e dimë që palët ndërluftuese nuk janë në një mendje, pavarësisht motiveve dhe maskave që përdorin për të fshehur qëllimet e vërteta politike dhe financiare.

Ndërsa për reformën elektorale nuk ka asnjë kuptim të bëjnë sikur zihen, ndërkohë që ka një dakordësi të plotë dhe të qartë për të mos ndryshuar asgjë thelbësore për mënyrën se si zgjedhin dhe zgjidhen prej shumë vitesh shqiptarët.

Nuk ka asnjë rëndësi, nëse dështon fare apo arrihet ndonjë kompromis i minutës së fundit për ngjyrën e kutive te votimit, sepse rezultati i të ashtuquajturës reformë zgjedhore do të jetë i njejtë. Statukuoja do të ruhet dhe sistemi i kalbur elektoral do të vijojë të prodhojë pushtet dhe përfaqësim të deformuar politik.

Keto ditë thjesht përgatituni për të dëgjuar betime më të rënda se zakonisht për kokën e Budestagut, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhime solemne kuqezi në emër të kushtetutës dhe të popullit shqiptar. Është e vetmja garë e lirë dhe pa kosto, që nuk prodhon asnjëherë fitues dhe humbës prej dekadash në Shqipëri, ndaj edhe askush nuk e merr seriozisht, si ata që aktrojnë, ashtu edhe të tjerët që e ndjekin.

Ndaj edhe zero pritshmëri apo vëmendje për pingpongun e shëmtuar PS-PD në Komitetin Politik dhe më gjerë. Ata e kanë më të lehtë të shpikin vaksinën për COVID 19-tën, se sa të ndryshojnë kënetën, që i ushqen prej vitesh me një pushtet të pamerituar dhe të korruptuar, i cili buron nga pamundësia e qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur të lirë ata që duan.

Tags: astrit patoziPDPSreforma zgjedhore

TË LIDHURA

Aktualitet

Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

12:34 | 10/06/2026
Aktualitet

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

12:22 | 10/06/2026
Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026
Next Post

“Policia ka bërë mbjellje dhe transport”, Strazimiri lëshon deklaratën e fortë

“Sqarim për kartat e identitetit dhe pasaportat”, Rama jep vendimin e fundit

COVID-19/ Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve në Kosovë del negativ







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

by mirseda
12:34 | 10/06/2026
0

Ka dështuar të vijojë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të...

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

12:22 | 10/06/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026

Ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës: Ku i ke institucionet?

11:47 | 10/06/2026

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

11:00 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com