Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pagesa e kësteve të kredive do të shtyhen sërish me 3 muaj.
Përmes një postimi në Facebook, Rama sqaroi se ato do të shtyhen deri më datë 31 gusht. Kreu i qeverisë njofton gjithashtu se Banka e Shqipërisë ka miratuar një lehtësim për bankat e nivelit të dytë.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë
Bashkëfirmosëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020 dhe gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disa vjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.