Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

OFL vendos sërish në “shënjestër” grupin e rrezikshëm

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Operacioni Forca e Ligjit zbarkoi sërish ditën e sotme në Shkodër për të kërkuar vetëdeklarimin e burimit të pasurisë për një tjetër anëtar të grupit Bajri.

Ilir Rustemi (Bajri) u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” në shtator të vitit 2018 në Shkodër.

Ai rezulton i dënuar në Bolonja të Italisë për trafik droge dhe prostitucion, por nuk është ekstraduar.

Ilir Rustemi (Bajri) rezulton të jetë autor i disa krimeve bashkë më të vëllanë Behar Bajri dhe i dyshuar në disa të tjera.

Në njoftimin e OFL ai thuhet se është nën hetim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me Ilir Bajrin kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Sipas policisë së Shtetit, Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Ilir Bajri akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Disa ditë më parë OFL i dërgoi formualrin e deklarimit Enver Bajrit i cili cilësohet edhe si koka e grupi ‘Bajri’ në Shkodër.

Ndërkohë që tre të tjerët që duhet të justifikojnë pasurinë janë:

Olisi Ibraliu banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me dhunë; Kreshnik Allaraj banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë; Erjon Kola banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë në bashkëpunim.

Tags: grupoflshenjester

TË LIDHURA

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026
Aktualitet

Përkujtohet Lidhja e Prizrenit, Presidenti Begaj: Fryma e saj na udhëheq edhe sot

09:34 | 10/06/2026
Next Post

“Janë karagjozë, me nivel mizerabël kulturor”, Murrizi kërkon ndëshkimin e Blendi Fevziut

Sekuestrimi i 400 mijë dollarëve/ Zbulohet biznesmeni që do çonte paratë në Australi

Skrapari nderon Dr. Pëllumb Piperon







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

by mirseda
10:27 | 10/06/2026
0

Një ngjarje e rendë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Një fëmijë është mbytur...

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

09:56 | 10/06/2026

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com