E martë, 20 Tetor, 2020
7 C
Tirana

“Janë karagjozë, me nivel mizerabël kulturor”, Murrizi kërkon ndëshkimin e Blendi Fevziut

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Deputeti Myslim Murrizi, njëherazi kryetar i grupit parlamentar demokrat, i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive që të marrë masa ndaj moderatorit Blendi Fevziu. Murrizi thotë se në emisionin e të hënës, datë 25 maj, përballë presidentit Ilir Meta, Fevziu është shprehur me një fjalor aspak etik.

E madje duke i cilësuar deputetët e opozitës së re si karagjozë. “Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar”, është shprehur gjatë emisionit Blendi Fevziu. Tejet i revoltuar, Murrizi shprehet se media nuk është shërbesë politike.

Letra e plotë e Murrizit

Shqetësimi që më duhet të përcjell tek Ju, merr shkas nga ajo që ka ndodhur ditën e Hënë, datë 25 Maj, gjatë transmetimit të një bisede të zhvilluar në studion e emisionit Opinion, programacion i Klan TV në cilësinë e Ofertuesit të Shërbimit Mediatik Auidioviziv.

Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25).

Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli?

Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm.

Kjo mënyrë të bëri “emision” është tipike e personazhit, shprehjet e përdorura prej të cilit fatkeqësisht më duhet ti zbardhja për t’ua referuar si më sipër.

Deklarime të këtij lloji, që përfaqësojnë vlerësime personale dhe aspak kurajoze (sa kohë nuk citohen emra), të palidhura me asnjë shtjellim të sjelljes apo fakteve konkrete janë tipike të Zotit Fevzi.

Ekstrakti i tyre u zgjodh nga ato të përdorura gjatë bisedës së djeshme, si për shkak të faktit se në raport me memorien, ato që thotë Fevziu popullit mund të mos i rrinë gjatë në mendje, ashtu edhe për shkak se përdorimi i tyre ditën e djeshme lidhet me një audiencë të shtuar jo për shkak të ftuesit, por për shkak të kuriozitetit të lidhur me të ftuarin ne studio.

Lexo edhe :   “Shes” një adresë holandeze për inceneratorin e radhës
Lexo edhe :   “Shes” një adresë holandeze për inceneratorin e radhës

Të nderuar zonja dhe Zotërinj, media është shërbim i cili siç parashikohet që në nenin e parë të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”,  ofrohet mbi bazën e konventave dhe standarteve edhe ndërkombëtare, përveçse ligjore.

Media nuk është shërbesë politike dhe konotacionet me fjalën “shërbim”, që mund të komprometojnë apo konfondojnë Zotin Fevzi, nuk justifikojnë përdorimin e togfjalëshave të cilët nuk përmbajnë as analizë gazetareske dhe as investigim gazetaresk dhe që barazohen me shprehje të gatshme kafenesh të padenja për aula televizive siç pretendohet se përfaqësojnë disa studio televizive.

Shprehjet e përdorura duke shfrytëzuar sinjalin e OSHMA “Klan TV”, synojnë denigrimin e figurës së deputetit dhe vlerësimet personale të gjithsecilit për secilin person që në këtë moment ushtron detyrën e deputetit, synojnë dhe ushqejnë dëmtimin afatgjatë të atij që duhet të jetë funksioni dhe detyra e deputetit. Ofrimi i togfjalëshave të gatshëm, nuk i shërben të kuptuarit për të gjithë dhe nga të gjithë se si e shikon figurën e deputetit zotit Fevzi në ëndrrat e veta dhe as analizës se si shihet kjo figurë në ëndrrat e shqiptarëve. Ky debat dhe kjo analizë jo vetëm që mungon në moderimin e Zotit Fevzi, por stili i zgjedhur prej tij qëmton denigrimin e të tashmes duke dëmtuar qëllimisht çdo model të së ardhmes.

Duke qenë kështu kërkesa ime ka lidhje me përdorimin e atyre togfjalëshave, në përputhje me nenin 4/1 të ligjit nr.97/2013, nuk mund të konsiderohet si kërkesë për censurim apo kufizim i të drejtës së dikujt për të bërë gazetari.

Ngjarja në vlerësimin tim është sjellje në shkelje të hapur të pikave a), b), ç dhe d) të nenit33 të ligjitnr.97/2013, të cilat parashikojnë disa nga detyrimet e Ofertuesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv, në rastin konkret Klan TV.

Unë jam i vetëdijshëm për faktin se ligji njeh përgjegjësin e OSHMA-ve dhe jo të individëve të caktuar për sjellje në kundërshtim më ligjin nr.97/2013.

Kam evituar shpesh t’Ju drejtohem deri tani edhe për këtë arsye.

Por në kushtet kur sjellja e padenjë ne raport me detyrimet ligjore, nuk ka gjetur asnjë referim apo zgjidhje nga OSHMA “Klan TV”, atëherë duhet të konsideroj që me sa duket nuk kemi të bëjmë më me vetëm “faj” të një individi, sa kohë që sjellja konstante që demonstron, në rastin më të mirë mungesë reagimi nga televizioni përgjegjës, dhe në rastin më të keq “faj” të drejtpërdrejtë të vetë TV që nuk monitoron zbatimin e detyrimeve ligjore, të shkruara në vitin 2013, midis të tjerave me lobimin e drejtpërdrejtë të të njëjtit Televizion.

Për sa më sipër ju paraqes për shqyrtim këtë ankesë për të cilën pres me durim vendimmarrjen tuaj në përputhje me nenit 132, pika 1 shkronja a) dhe  nenit 133, pika 1 shkronja a), e ligjitnr.97/2013“Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

IKMT prish 20 objekte në gjurmën e Unazës së Madhe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III...

Basha: Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë, zgjidhja është plani i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social Facebook, shqetësimin e një biznesi të vogël, në lidhje me rritjen e taksave...

Pandemia na kthen pas, Shqipëria arrin nivelin ekonomik të vitit 2019 më 2022

Pandemia e Covid -19 e ka çuar ekonominë pas në nivelin e vitit 2018. Sipas të dhënave nga databaza e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)...

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të...

Horoskopi 20 tetor 2020, parashikimi i yjeve për ju

Dashi Ju jeni përkëdhelur nga Marsi dhe Hëna të cilët kanë ndezur zemrën tuaj me shpresë. Do të jeni në një formë të shkëlqyeshme sot....