Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama pret Zaev: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama pret Zaev: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE

Kryeministri Edi Rama ka pritur homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev në qytetin e Pogradecit.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri tha në hyrje të fjalës së tij se Pogradeci është simbolikë e bashkimit të dy shteteve, duke treguar kështu se përse u zgjodh ky qytet për mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Maqedoni.

Rama tha se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë mikja më e mirë e Maqedonisë, ndërsa shprehu përkrahjen e tij për integrimin e Maqedonisë.

Po ashtu, kryeministri njoftoi krijimin e një pike të përbashkët kalimi në Qafë Thanë, ndërsa e cilësoi takimin e sotëm si një takim historik të marrëdhënieve mes dy shteteve.

FJALA E RAMËS:

Është kënaqësi t’ju uroj mirëseardhjen këtu në Pogradec, ku njerëzit e këtij vendi e lidhin këtë qytet me një nga poetët më të mëdhenj, Lasgush Poradeci. Pjesa më e madhe e vargut i kushtohet pikërisht këtij liqeni, ku në anën tjetër përkul siluetën e Ohrit, duke bashkuar dy vendet e shteteve tona. Ajo i përshtatet më së miri kësaj mbledhje të përbashkët të dy qeverive, me një shpresë se çel përparimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit të dy vende.

Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë mikja më e mirë e Maqedonisë. Të njëjtën qasje treguam edhe për gjërat që mbërthyen vendin, rrezikoi të kthehej në një konflikt ndëretnik me pasoja të rënda në të gjithë rajonin. Askush më shumë sesa ne nuk e ka përjetuar me entuziazëm mbylljen e një cikli të trazuar me Maqedoninë.

U ndjemë të inkurajuar nga lidershipi i Zaev, vlerësuam dhe mirëpritëm hapat konkrete. Përpos vizitave dhe takimeve dypalëshe, me kryeministrin Zaev kemi ndarë angazhimin për të kontribuar në ndryshimin e në qarkullimin e kapitalit pa barriera.

Ky takim i sotëm, moment kyç në historinë tonë të përbashkët, sot jemi këtu për të marrë një angazhim të përbashkët për të ngritur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në një stad tjetër cilësor.

Agjenda ka një qasje konkrete dhe synon rezultate. Detyrë të ofrojmë më shumë zhvillim, të punojmë për më shumë mirëqenie. Do angazhohemi në një lidhje më të mirë të infrastrukturës rrugore. Marrim përsipër harmonizimin për një tjetër projekt për Rrugën e Arbrit.

Do punojmë që të sigurojmë lëvizjen e lirë të mallrave, hapat e nevojshëm për të krijuar një pikë të përbashkët kalimi në Qafë Thanë. Duke pasur parasysh fluksin turistik, synojmë përkrahjen e nismave ligjore.

Ndajmë pasuri ujore të jashtëzakonshme. Është koha të rivlerësojmë qasjen e përbashkët për t’i mbrojtur këto pasuri, duke pasur parasysh impaktin e tyre në ekosistem. TIRANA TODAY

Tags: beedi ramaintegrimimaqedonipogradecpret Zaev

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër
Shqipëria

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Next Post
Historia e sulmuesit që lindi në “pozicion jashtë loje”

Historia e sulmuesit që lindi në “pozicion jashtë loje”

Maradona: Ronaldo ka diçka më shumë se Messi

Maradona: Ronaldo ka diçka më shumë se Messi

BE “hap thesin” për Ballkanin, Shqipërisë ia kalon edhe Maqedonia

BE “hap thesin” për Ballkanin, Shqipërisë ia kalon edhe Maqedonia







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com