Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama: Nëse s’çelen negociatat në qershor, Shqipëria shkëputet nga “kthetrat” e Bullgarisë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Në një konferencë me Presidentin e KiE, Charles Michel, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama është shprehur i vendosur se nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë deri në muaj qershor, do ndryshojë kurs. Sipas tij, shkëputja nga rruga e përbashkët e integrimit me Maqedoninë e Veriut, do të bëhet për të shpëtuar nga “kthetrat” e Bullgarisë siç e quajti ai.

“Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut, unë e kam thënë. Ia thashë edhe presidentit të Këshillit Evropian, ne jemi absolutisht në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KiE ku jemi të ftuar të marrim pjesë, e përmbyllet presidenca franceze, ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën. Nëse nuk do ndodhë, ne do ndryshojmë kursin gjë që e kemi konsultuar edhe me publikun këtu. E një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh kanë thënë që nëse nuk ndodh gjatë presidencës franceze, të shkëputet jo nga Maqedonia e Veriut por të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, deklaroi gjatë konferencës për shtyp se ai së bashku me të gjithë miqtë e Shqipërisë, do të bëjnë gjithçka që të bëjnë të mundur hapjen e negociatave në qershor.

“Keni të drejtë, kjo është arsyeja të theksoj faktin se duhet ti japim energji të reja procesit në BE. Këtë gjë e kam thënë. Ne të gjithë vendet e BE-së duhet të marrim një vendim të përbashkët.

Mund të mbështeteni tek unë dhe te miqtë e qeverisë për të tejkaluar këto sfida dhe të hapim negociatat. Duhet të keni rastin që në nivel udhëheqësish të trajtojmë këto sfida. Jo që ne të gjejmë një justifikim tjetër.

Ishim në Suedi së bashku me kryeministrin, dhe ai më tha që të përfshijmë dhe 27 udhëheqësit e BE-së. Kjo është dhe ajo që po bëjmë, pa pritur një vendim për anëtarësimin. Ne kemi diskutuar dhe një ide të anëtarëve të asociuar, në mënyrë që ne të bashkëpunojmë më mirë me njëri-tjetrin”.

 

Tags: beCharles Michelnegociatatrama

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Next Post

Negociatat/Berisha ”mbështet” Ramën: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

"S’ka bashkëpunim me PD, nëse i kthehet të djeshmes", Berisha ia kthen deputetit gjerman

“Çdo gjë që bën Edi me Ali Bashën, praktikë denigrimi”, Berisha reagon rreth marrëveshjes për Presidentin







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

by mirseda
09:03 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, pas natës së katërt...

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com