Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“S’ka bashkëpunim me PD, nëse i kthehet të djeshmes”, Berisha ia kthen deputetit gjerman

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e deputetit kristiandemokrat, Gunther Krichbaum, i cili tha në një intervistë për DW se Gjermania do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse kthehet te e shkuara.

Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, e bëri të qartë se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD, nëse i kthehet të djeshmes, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pra, ju do ta refuzoni PD-në, nëse në krye të saj vjen Sali Berisha? 

“Besoj se u shpreha qartë ashtu siç e thashë. Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit. Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar”.

Marrë shkas nga kjo deklaratë, Berisha e cilësoi si personale

“Së pari shumë thjesht, ai ishte angazhim personal. Unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhy. Por cili është komenti im? Keqardhje që një deputet i Bundestagut i lejon vetes se mund të ndërhyjë në një proces të lirë, te një parti simotër. Aq më tepër kur ai e bën këtë mbi një vendim që është faktuar që është marrë nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Soros. Ftoj zotin Krichbaum që të marrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të tij, nëse mund të gjejë një provë të vetme, për të faktuar atë shpifje dhe trillim të Xhorxh Sorosit, unë do ta vlerësoja”, u shpreh Berisha.

Tags: Berishadeputeti kristiandemokratGünther KrichbaumPD

TË LIDHURA

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Aktualitet

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Next Post

“Çdo gjë që bën Edi me Ali Bashën, praktikë denigrimi”, Berisha reagon rreth marrëveshjes për Presidentin

Dumani nxjerr zbuluar avokatin: Pagoi 120 mijë euro për të eleminuar gruan, e tradhtonte me shokun

Rusia merr vendimin final, nga nesër Finlanda s’do furnizohet me gaz







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com