E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

“Rama me poture po shkel shqiptarët”, Balliu: Ta rrëzojmë në 2 mars

Nga Pogradeci, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i doli në mbështetje Metës duke iu rikujtuar shqiptarëve për të protestuar në 2 mars, me qëllim mbrojtjen e Kushtetutës. Edhe një herë tjetër ai ripërsëriti kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, ka detyruar shqiptarët të braktisin vendin.

“Duhet larguar KoramaVirus, sepse ka vrarë shumë shqiptarë, ka detyruar shqiptarët të braktisin vendin. Ata po vjedhin Kushtetutën, ata po mbajnë pushtetin me dhunë, po u vjedhin shqiptarëve shtëpitë. Ata duan të legjitimojnë 30 qershorin. Rama me poture po shkel qytetarët shqiptarë. Ata nuk do i rezistojnë dot fuqisë së sovranit”.

Në vazhdën e denoncimeve, Balliu tha se Parlamenti mbron vetëm oligarkët e banditët. “Ai parlament mbron vetëm oligarkët, banditët, s’ka lidhje me kushtetutën, shtetin dhe askënd. Ndaj më 2 mars, shqiptarët do bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri dhe për të vendosur fatin e tij. Presidentit nuk ia kërkon Ilir Meta 2 marsin, por kushtetuta dhe ai po zbaton kushtetutën që e urdhëron”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...