E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Të tmerruar nga koronavirusi, protestuesit i vënë zjarrin klinikave shëndetësore

300 të vdekur dhe 600 të infektuar është aktualisht shifra që raportojnë autoritetet në Iran nga koronavirusi. Sipas autoriteteve qeveritare në Teheran, orët e fundit janë regjistruar 43 vdekje të tjera. Mes viktimave është edhe një deputet i Parlamentit në Teheran.

“Më pak se dy javë pasi u zgjodh në parlament, Mohamed Ali Ramazani ka humbur jetën pasi ishte infektuar nga koronavirusi”. Kështu raporton korrespondenti iranian i BBC-së  Bahman Kalbasi, në Twitter.

Ndryshe nga Italia ku është marrë vendimi që shkollat të mos hapen edhe për një javë, në Teheran do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën tre ditë.

Autoritetet u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, për të mos rënë në kontakt me virusin.

Në qytetin Bandar Abbas, në provincën jugore të Hormuzgan, një grup njerëzish të zemëruar i kanë vënë zjarrin një klinike mjekësore. Kjo pasi ishin përhapur zërat se aty kishte të shtruar me Covid-19. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Shaft, në provincën veriore të Guilan.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...