Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e djeshme në një festë, organizuar nga gratë e qytetit të Fierit.
Ai postoi dhe një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i rrethuar nga gratë, duke i ftuar ato të kërcenin së bashku, duke shkëmbyer mes tyre dhe disa batuta.
Por, kjo shfaqje e kryeministrit ka ndezur reagime të shumta tek njerëzit në rrjetet sociale.
Videoja ku Rama shihet mes grave, u komentua edhe nga gazetari Agim Xhafka, i cili shkruan se është i gëzuar që i ka vdekur nëna, kur pa atë shfaqje të Ramës.
“Kur pashë dje Ramën në Fier duke u tallur me ato dhjetëra gra në hall e në nevojë u gëzova që nëna ime ka vdekur.”, shkruan gazetari.