Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i partisë më të madhe opozitare PD, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama “largohet vetëm po ta vrasin”.
“Me protesta nuk ikën ai, e kemi provuar me protesta, nuk ikën. Vetëm po ta vrasim”, tha dje Ndoka.
Ndërsa sot, ish-deputeti Eduart Ndocaj bën një deklaratë më shokuese. Teksa ka postuar lajmin e Ndokës në rrjetet sociale, “kaubojsi” shkruan se plumbin ballit e do si Rama dhe vetë Nard Ndoka e shumë të tjerë si ai.
“Jam dakord me Nardin, duhet plumi ballit Edi Rames dhe shum si ky deri tek plumin edhe Nard Nokes”, shkruan ai bashkëngjitur fotos në fjalë.
View this post on Instagram
Jam dakord me Nardin , duhet plumi ballit Edi Rames dhe shum si ky deri tek plumin edhe Nard Nokes