E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

“Kam prova të tjera për Ramën”, Haradinaj flet për padinë ndaj tij

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur mbrëmjen e sotme për padinë që homologu Edi Rama i bëri në Gjykatën e Prishtinës për shpifje, ka thënë se nuk është bërë pishman. Haradinaj tha se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

“Nuk kursehem ndaj z. Rama, por kursehem ndaj bashkëkombësve. Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi, derisa ministri i tij i Jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku.

Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera”, tha Haradinaj.

“Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem”, tha Haradinaj për padinë e Ramës. “E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë”, tha më tej ai.

“E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë”,  paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Rama i mrekulluar nga Dua Lipa: Të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...

Shtatorja e Sali Butkës/ Hajdari: Vështirësi në finalizimin e projektit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari teksa ka folur për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka, është shprehur se finalizimi i...