Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Rama i mashtroi”/ Vokshi: Pagat e mësuesve u mbidyfishuan kur qeveriste PD

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Rama i mashtroi”/ Vokshi: Pagat e mësuesve u mbidyfishuan kur qeveriste PD

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi akuzoi kryeministrin se i ka gënjyer mjekët dhe mësuesit, duke iu premtuar disa herë rritje pagash, por, sipas saj ka rezultuar një gënjeshtër.

Vokshi shprehet se pagat e tyre, vitin e kaluar, nuk u rritën me asnjë qindarkë.

“Në telefonin tim janë me qindra mesazhe të mësuesve, mjekëve dhe infermierëve që shprehin revoltën e tyre për mosmbajtjen e premtimit nga Edi Rama”, shkruan Vokshi.

Ndërkohë, ish-deputetja nënvizon se njerëzit për Edi Ramën janë vetëm “objekte elektorale që, ose duhen blerë, ose duhen mashtruar.”

Më tej, Vokshi shprehu keqardhje për të gjithë ata mësues që përdoren nga qeveria si objekte elektorale, teksa shtoi se në kohën kur Partia Demokratike qeveriste, pagat e mësuesve u mbidyfishuan.

Deklarata e plotë: 

Këto 6 vjet, mes shumë zhgënjimeve nga qeveria e Edi Ramës, shqiptarët kanë mësuar më mirë se gjithçka tjetër, se Edi Rama është një mashtrues, i cili nuk njeh asnjë kufi për pushtetin e tij. Ai u ka premtuar mësuesve dhe mjekëve disa herë rritje page, por asgjë nuk ka ndodhur. Mashtrimet janë rënduar edhe më shumë, që kur mori të gjithë tepsinë për vete.

Ju ftoj të ndiqni një nga mashtrimet e kryehajdutit të qeverisë, që i përket fundit të vitit 2017.

EDI RAMA, 28 DHJETOR 2017 “Nuk mund t’ju premtoj që, në fund të këtyre 4 viteve paga juaj do të jetë shumë afër times, por mund t’ju premtoj këtë gjë: që e imja nuk do të rritet, ndërsa e juaja do të rritet çdo vit”.

Të gjithë e dinë se Edi Rama gënjeu. Vitin që shkoi as pagat e mësuesve, as të mejkëve, as të administratës, nuk u rritën asnjë qindarkë. Për ta nuk u dha asnjë shpërblim, sepse mirëqenia dhe trajtimi dinjitoz i tyre nuk është pjesë e axhendës së Edi Ramës. Njerëzit për Edi Ramën janë vetëm objekte elektorale që, ose duhen blerë, ose duhen mashtruar.

Disa muaj më parë, Edi Rama premtoi sërish se pagat e mësuesve, mjekëve, punonjësve në shëndetësi dhe ushtarakëve do të rritën  duke nisur nga 1 prilli. Ju ftoj të ndiqni vetë premtimin e tij.

EDI RAMA, 17 TETOR 2017 “Kemi mundësinë të bëjmë një rritje duke nisur nga 1 Prilli për mjekët, infermierët, mësuesit dhe për ushtarakët”

Sot jemi më 4 prill. Ne telefonin tim janë me qindra mesazhe të mësuesve, mjekëve dhe infermierëve që shprehin revoltën e tyre për mosmbajtjen e premtimit nga Edi Rama.

Partia Demokratike e di shumë mirë se qeveria po fsheh gjendjen e vërtetë të financave të shtetit, se kontrabanda dhe korrupsioni në dogana e tatime gëlojnë dhe në arkë nuk ka para mjaftueshëm, sepse muaji mars është mbyllur me minus, por rreth 60 mijë mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shëndetësisë, ushtarakë dhe familjet e tyre, nuk kanë pse të vuajnë pasojat e korrupsionit galopant të qeverisë së Edi Ramës.

PD shpreh keqardhjen, veçanërisht, për përdorimin e rreth 35 mijë mësuesve si objekte elektorale. Mësuesit, në dorën e të cilëve janë fëmijët tanë, meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe jo sipas llogarive për vota të Edi Ramës. Gjatë qeverisjes së tij, paga e tyre ka pësuar një rritje minimale në 6 vjet, ndërkohë, që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike paga e mësuesve u mbidyfishua.

Paga e mesuesve duhet të rritet pa vonesë dhe jo të pritet afrimi i zgjedhjeve. Zgjidhja është e thjeshtë: qeveria të nxjerrë menjëherë një vendim me fuqi prapavepruese, në mënyre që rritja modeste të perfitohet që prej datës 1 prill dhe asnjë ditë më vonë.

Mësuesit, kanë vetëm një alternativë të besueshme. Ajo është Partia Demokratike. Ne e kemi të qartë vizionin tone dhe kemi vullnetin politik për ta zbatuar atë: Mbështetje financiare për arsimin, shpërblim dhe rritje e pagave për mësuesit, investim për infrastrukturë moderne, subvencionim për tarifat e studentëve, stazh të paguar për 10 mijë studentë çdo vit.

Partia Demokratike ka të gjithë vullnetin për ta nxjerrë sistemin arsimor nga kriza dhe për të shkuar me vendosmëri drejt zhvillimit.

 

 

Tags: mashtroimbidyfishimmësuesvemjeketpagatPDramarritjeVokshi

TË LIDHURA

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit
Aktualitet

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
Next Post
I mbijetoi ngrirjes për 80 minuta në ujin e akullt, mrekullia që ndodhi me Ana Bagenholm

I mbijetoi ngrirjes për 80 minuta në ujin e akullt, mrekullia që ndodhi me Ana Bagenholm

Memushaj shpalos talentin, shënon eurogol nga jashtë zone (Video)

Memushaj shpalos talentin, shënon eurogol nga jashtë zone (Video)

Fëmijët shqiptarë i bëjnë grekë, ndërsa prindërit e tyre i dëbojnë

Fëmijët shqiptarë i bëjnë grekë, ndërsa prindërit e tyre i dëbojnë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

by mirseda
20:36 | 09/03/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër. Në një...

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

20:23 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
U zgjodh dje lider suprem i Iranit, mediat: Mojtaba Khamenei plagosur në luftë.

U zgjodh dje lider suprem i Iranit, mediat: Mojtaba Khamenei plagosur në luftë.

20:05 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com