Blog

Fëmijët shqiptarë i bëjnë grekë, ndërsa prindërit e tyre i dëbojnë

               Publikuar në : 15:50 - 04/04/19 S.N

Mënyrat e dëbimit te prindërve janë nga më të ndryshme…

Kohët e fundit me të madhe po reklamojnë se mundësia e vetme për te qendruar ne Greqi është të marrësh nenshtetësinë dhe të behesh grek, duke anashkaluar që nga ana tjetër mundësia për të jetuar është edhe leja e përhershme me anën e “statusit te emigrantit” që persupozon legalizim të përhershëm, ashtu siç veprohet ne vendet e tjera te BE-së.

Ligjet e ndryshuara te njëpasnjëshme po nxjerrin të paligjshëm nga viti në vit brezin e parë të shqiptarve të ardhur në Greqi, shqiptarë mbi moshën 65-70 vjeç, që tashmë hidhen në rrugë dhe nuk kanë të drejtë te qendrojnë të ligjshëm, të shkojnë në vendin e tyre dhe të kthehen përsëri në Greqi. Jo pak herë e kemi theksuar se janë të pakten 30 mijë të tillë që sot janë me te vertetë “robër”.

Me te madhe u bëhet reklamë o burra vraponi te merrni pasaporten greke dhe mos kërkoni atë që ju takon“statusin e emigrantit”. Askush nga ata ekspertë që flasin dhe na tregojnë metodat dhe lehtësitë për marrjen e pasaportave te na thone se sa shqiptarë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë nënshtetsin greke në krahasim me ate të fëmijeve ?

Me entusiazëm të madh flasim se kaq adhe aq morrën pasaportën por jo në detaje, në një kohë që vendi po plaket me shpejtësi të madhe, ku dikur ishim nje nga vendet me popullsi më rinore.

Shumë zyra shqiptare reklamojne me pyetje se deshironi te merrni pasaporte greke? Besoj se nuk mund te gjemë një vend tjetër te Evropës te bej thirrje te tilla…

Le të kërkojmë atë që na takon “satusin e emigrantit” që hap rrugë legalizimit të përhershëm pa qenë nevoja për marrë pasaportën greke, te kerkojmë arsyen përse mbahen robër te moshuarit shqiptar, te kerkojmë kontributet tona per njohjen e pensioneve etj.

Besoj se nuk është e drejtë që shqiptarët e brezit te parë të dëbohen duke u marrë lejet e mëparshme dhe fëmijëve të tyre tu jepet pasaportë greke…/ Shpëtim Zinxhira

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT