Pas qëndrimit publik të Ramës lidhur me situatën me pandeminë, ku dhe dha paralajmërime të forta lidhur me të gjithë shkelësit, një kundërpërgjigje vjen nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Sipas kryedemokratit, nëse do ishin bërë testime masive, atëherë nuk do të diskutonim për këtë gjëndje në të cilën ndodhemi.
Basha thotë më tej me anë të disa postimeve në Twitter, se e ka paralajmëruar edhe më herët kreun e qeverisë që të mbrojë mjekët, të mbyllë fasoneritë dhe call centerat, si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv.
Statusi
…dhe jo të siguronte testimet e duhura apo të mbështeste qytetarët në vështirësi dhe ekonominë në krizë të thellë. Sot të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre dhe për ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI: ai është e keqja e vendit.
Por Rama e kishte mendjen tjetërkund: te shfaqjet dhe zdërhalljet me orë para ekranit si narcisti para pasqyrës, tek tenderat sekretë me miliona euro vjedhje në kohë pandemie, te pagesat nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët dhe landfillet e Bandës së Lushnjës,…
Propozuam edhe planin për një dalje sa më të lehtë për njerëzit nga karantina, pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë. Sepse shëndeti i qytetareve dhe ekonomia janë prioriteti absolut.
I kërkova të mbrojë mjekët dhe personelin në spitalet e qendrat shendetesore, të mbyllë fasoneritë dhe call centers si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv, siç dhe ndodhi. Po ai nuk bëri asgjë.
Nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi. E kam ngritur këtë çështje me qindra herë, javë pas jave duke nënvizuar se testimi është element shumë i rëndësishëm edhe për strategjinë e daljes.