E martë, 25 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Jeni gjobitur nga autoritetet greke? Rama jep njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Rama ka reaguar pas gjobitjes së qytetarëve shqiptarë nga autoritetet greke, për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit. Rama njofton se është miratuar rimbursimi i gjobave, të vendosura për shtetasit shqiptarë.

Kreu i qeverisë, duke i qëndruar pranë shtetasve shqiptarë, kërkon nga ata që të aplikojnë për rimbursim. Këta shtetas që janë gjobitur, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës 10 Mars-1 Qershor 2020. Çdo person që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare duhet të disponojë:

-dokumentin që vërteton marrjen e gjobës,

-çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe

-të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).

-individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.

Këto dokumente, duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpëmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Statusi

🟢 TË GJITHË QYTETARËT QË DISPONOJNË DOKUMENTIN E PAGESËS SË GJOBËS SË AUTORITETEVE GREKE PËR SHKAK TË KALIMIT TË AFATIT TË QËNDRIMIT NË GREQI, JANË TË LUTUR TË APLIKOJNË PËR RIMBURSIMIN:

https://ëëë.tatime.gov.al/…/njoftim-per-rimbursimin-e-gjoba…

*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve🇦🇱🤝🇬🇷

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR👐🏿❤️

NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI😊

Lexo edhe :   "E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Duka: Nuk kandidoj nëse është paralajmërim! Gazetarja Lala plas “bombën”

Gazetarja Klodiana Lala ka përcjellë detaje sa i takon tritolit që shpërtheu në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në...

“Jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë”, tritol në shtëpinë e Armand Dukës

Dje u mbajtën zgjedhjet për të zgjedhur kryetarin e Shoqatës së Futbollit Tirana. Fitues u zgjodh Krenar Alimehmeti, ndërsa kandidati tjetër Eduard Prodani u...

“Ngrin” i gjithë vendi, temperaturat deri në -15 °C

Dita e sotme është më e ftohta e kësaj jave dhe e muajt janar. Ishte paralajmëruar që e marta do të ishte me temperatura...

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...