Ambasada Amerikane ka njoftuar se është e bllokuar lëvizja e udhëtarëve që disponojnë një vizë amerikane, në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen.
Në njoftimin e shpërndarë në Facebook, Ambasada ka njoftuar të gjithë qytetarët që janë me vizë amerikane se nuk mund të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në SHBA.
Njoftimi
Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara. Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos udhëtarët në kufizime udhëtimi, pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre.