Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në “Facebook” shkruan se opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve.
Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, sipas Manjanit fiton bindshëm në: “Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec. Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.”
Manjani thekson se kjo bindje është mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing, ndërsa shpreh se kryeministri Rama duhet mundur me çdo kusht.
“Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike. Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka!”, deklaroi ish-ministri.