E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Rama dhe Kurti do të jenë vetëm miq të ngushtë

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Nga Shpëtim Nazarko

Brenda formulave të njohura shtetërore për raste të tilla, por dhe me teknikën e mjeshtrit të detajeve, Rama e priti homologun kosovar Kurti, në mënyrën më perfekte.

Ndërkaq edhe siç pritej, analistët e dy anëve të kufirit, filluan t’u bien tam-tameve të propagandës, për të analizuar atë që quhet “gjuha e trupit”, të të dy politikanëve. Për të hedhur edhe ca dru në zjarrin e kotësisë, siç thotë Baba Stendali, zjarr që  po mbahet ndezur me çdo mjet, kohët e fundit. Kjo edhe për të treguar edhe njëherë, se nuk dinë më shumë se të nxehin analizën tipike që vjen nga tymi i kafeneve.

Për t’i rënë shkurt, “gjuhës së trupit”. Gjeneralët  Rama dhe Kurti, u bënë qejfin trupave të tyre, duke dhënë idenë, se nuk lëvizin nga istikamet që duket u kanë përcaktuar analistët e kafeneve, apo militantët e dy krahëve.

Thënë pak më ndryshe. Kurti, megjithëse u emërua dhe është tani Kryeministër i Kosovës, ende për pak kohë, do të duhet të endet në inercinë e poezisë, që krijon qëndrimi në opozitë. Pastaj, po të perifrazojmë Ramën, do të bëhet edhe kryeministër, me të gjitha hallet e problemet që sjell ky post.

Po le të kthehemi në temë.

Mendoj se, Rama dhe Kurti do të jenë miq të ngushtë. Arsyeja e parë e karakterit të përgjithshëm, është ndoshta dhe më e rëndësishmja.

Pavarësisht teknikës në fushën e veprimit në terren, tërësisht e ndryshme nga ajo e Rugovës, Kurti është pas këtij të fundit, kryeministri më intelektual që ka pasur Kosova, këto njëzet vitet e fundit.

Pa dashur të fyej paraardhësit, është para së gjithash, njeri librash, që e shohin historinë si eksperiencë dhe produkt i gjeopolitikës dhe jo si produkt  legjendash e gojëdhënash, me të cilat është ushqyer Kombi nën mungesën e shtetit real, këndej e andej kufirit. I të njëjtit kalibër është dhe Rama, që megjithëse nuk e njeh, apo nuk e ka pasur pasion gjeoplitikën, e ka mësuar atë gjatë gjithë kësaj kohe në rolin e drejtuesit të shtetit. Dhe e ka mësuar në formë të drejpërdrejtë, nga ata që komandojnë realisht punët e Evropës, apo të botës.

Nisur nga ky argument i parë, besoj thjesht, se dy njerëz librash, e gjejnë shumë më thjesht pikën e përbashkët të betejës së nesërme, që në një mënyrë a një tjetër, për shkak të Kombit, do të jetë po e përbashkët.

Nuk besoj se, Ramës do t’i duhen më shumë se 10 minuta, në ato bisedat kokë më kokë, t’i shpjegojë qartë Albinit, që ka ardhur së fundmi në fushëbeteje, se ku pikon realisht çatia.

Folur me gjuhë të drejpërdrejtë, çështjet janë të lidhura me politikë të drejpërdrejtë që janë. Së pari, Minishengeni dhe së dyti, çështja që duket sa e harruar, po që qëndron në tavolinë si “Shpata e Demokleut”. Ajo e korrektimit, a ndryshe, përcaktimit përfundimtar të kufijve me Serbinë, zgjidhja e të cilës, i jep fund edhe përpjekjeve të kësaj të fundit, për të përfituar nga një lojë, që në thelb e ka humbur njëherë e përgjithmonë.

I gjendur në një emision dje, pyetjes së moderatorit mbi kufijtë, Bacinovski, një deputet i Vetvëndosjes, iu përgjigj asaj, me një qartësi të admirueshme.

Lënia e asaj pjese të kufirit të Serbisë, që lidhet me Mitrovicën dhe Rezervuarin e Ujmanit, do ta linte Kosovën, pa jetë. Natyrisht që Bacinovski ka të drejtë, e bile më shumë se kaq.

Po çfarë besoj vetë?

Në Kosovë dhe në Shqipëri, ka shumë që mendojnë, se aleatët tanë kryesorë, domethënë Shtetet e Bashkuara, kërkojnë një marrëveshje të shpejtë, pavarësisht çmimit që duhet paguar nga Kosova…

Kjo, për t’i dhënë një si tip dhurate Presidentit Trump, në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Edhe sepse, ai nuk është se ka pasur shumë suksese në këto lloj përçapjesh, apo në probleme analoge.

Ndërkaq, ajo që harrojnë në Kosovë dhe në Shqipëri, ku mbizotërojnë legjendat historike dhe jo gjeopolitika reale, është se ata që do ta kundërshtonin këtë lloj ndarje a dhurate për Serbinë, do të jenë së pari, amerikanët. Shembulli i rrëmujave të mëdha në Lindjen e Mesme, që kanë mbi një shekull që po trondisin Botën, nuk është vetëm konflikti për naftën, por dhe kontrolli mbi burimet ujore, që janë të pakta në këto vende.

Lexo edhe :   Albin Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë
Lexo edhe :   Nominimi i Trump/ Rama: Nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin për Çmimin Nobel

Kështu që edhe nëse amerikanët do të bënin lojën e budallait dhe për qëllime thjesht dite, pra, do ta bënin këtë gabim e Kosova do ta pranonte, e nesërmja do të ishte e zezë për ata vetë, për Ballkanin, por edhe për vetë amerikanët.

Së fundmi, për t’iu kthyer temës përsëri. Ka kohë që flitet për marrëveshjen e ujërave me Greqinë dhe kjo është një çështje që akoma, nuk është zgjidhur. Mund edhe të supozonim që politikanët tanë, do t’i shisnin ato, pa e vrarë mendjen, vetëm për të ndenjur në pushtet, por janë thjesht amerikanët së pari e të tjerë, që nuk e lejojnë këtë lloj çekuilibri. E kjo, jo për ca kilometra katrorë më pak a më shumë, apo për histori me fuçi nafte, por me arsye të mëdha gjeopolitike, që këtu, nuk është dhe aq vendi t’i analizojmë.

Ky shpjegim i gjatë, që ka edhe lidhje me titullin e artikullit, jepet në favor të argumentit, se dy kryeministrat, si produkt librash, do ta gjejnë në tavolinë, apo do të dinë ta pozojnë intelektualisht, a nga pikëpamja strategjike çështjen, në sytë e partnerëve të ngushtë, nëse flitet për të.

Pra, çështja më e mprehtë që duket në horizont, nuk ka lojtarë më të mirë në krye të vendeve respektive, në kohën që po flitet, se të dy intelektualëve, Rama e Kurti.

Në një pikëpamje personale, unë besoj se, vështirësitë Rama e Kurti, nuk do të vijnë as nga Minishengeni, as nga përcaktimi i kufijve. Vështirësia reale, vjen nga ajo që Albini e quan Makroshengen.

E përkthyer në shqip, thelbi është në përcaktimin e një Strategjie kombëtare, që mban bashkë Kosovën dhe Shqipërinë, në të nesërmen. Kjo, jo vetëm në lidhje me asetet që kanë vendet, apo ndryshe Kombi në luftën për mbijetesë, a prosperitet. Theksuar shpesh, Kosova e gjendur në kokën e hartës sonë, ka pak resurse veç minierave. Veç kësaj, nisur nga pozicioni gjeografik, ajo e ka më të lehtë të hyjë në Europën Qendrore, jo nëpërmjet kamionëve që vijnë në Shëngjini, Durrësi apo Vlora, nesër. Ajo mund të shkojë në Evropë, nëpërmjet Nishit ose Shkupit. Për një njeri që nuk i ka qejf arsyetimet e gjata, le të mendojë një çast, se të gjitha problemet që ka Kurti me Ramën, apo Shqipëria me Kosovën, zgjidhen në mënyrën më të shpejtë, si do të bëhet me pyetjen e shtruar më lart. Pra, si do të rrojnë vendet nesër? Çfarë mundësish reale kanë ata, për mbijetesë a prosperitet?

Partizan i vjetër i idesë se Shqipëria, është pika hyrëse nga vijnë mallrat e Gjibraltarit, apo thjesht Perëndimit, ajo do t’i çonte ato në Maqedoni nesër, e nga ku mund të shkohet në gjitha drejtimet. Në Europën Qendrore – Lindje, apo Rusi nëpërmjet Ukrahinës.

Në këtë sens, Maqedonia, është një tip dispecerie ku gjenden shqiptarë, si dhe në Kosovë. Ky aks, që fillon nga Vlora dhe përfundon në Stamboll, dhe që do të thotë dhe “Koridori i 8- të” kryqëzohet në Shkup me “Korridorin e 10-të” e në rast lufte a paqeje, është nga kyçet që ka Kombi në duart e tij. Dhe Kosova, ku është dhe një nga bazat e SHBA-së në Ballkan, mbron, për sot nesër e gjithmonë, pikërisht këto vija kalimi. Kosova është si të thuash, “karakolli” që ruan Kombin dhe këtë vijë ku kryqëzohen pra, dy nga korridoret më të rëndësishme të botës, që lidhin Lindjen me Perëndimin.

Edhe në këtë aspekt, unë besoj se Rama dhe Kurti, do ta gjejnë, si njerëz librash, gjuhën, më mirë se paraardhësit. Thjesht edhe sepse, në lojë janë fatet e Kombit, për sot e përgjithmonë.

Unë besoj fort, se Rama e Kurti, do të jenë miq të ngushtë dhe nuk do të merren me analistët e kafeneve, që nuk bëjnë gjë, veçse rrojnë duke thithur nargjilenë, në kërkim të ndonjë fabule, me të cilat, shtyjnë ditët dembelët e njohur që, në të vërtetë, në këto dy vende, nuk është se janë pak.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“E akuzonte se ka 3-4 dashnore”, flet babai i të riut që tentoi vetëvrasjen në Fier

Lidhur me ngjarjen e djeshme ku Elton Meta ka kanosur me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet...

Alarmante/ Rriten frikshëm shifrat e infektimeve në Francë

Shifrat në Francë vazhdojnë rritjen alarmante për shkak të koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.498 raste të reja me Covid-19,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Tronditet sërish Greqia, lëkundje tërmeti

Pak minuta më parë Greqia është tronditur nga një tjetër tërmet. Ai ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës Richter. Sipas faqes europiane EMSC, lëkundjet...

Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës në Korçë, arrestohet 37-vjeçari

Është arrestuar ditën e sotme në Korçë Zalmir Qyteti, për shpërndarje të drogave të forta. Ai është organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkotike, i...