Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama-Bashës: Bëhu burrë, mos flit sikur je akoma në pelenat e mjekut

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD e PS japin ‘OK’ për Vettingun, fundosen politikanët me pasuri marramendëse

Kryeministri Rama akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit opozitën, se në kohën kur ata qeverisnin, mbahej gishti në hundë nga era e keqe. Por duket se kjo nuk është kapërdirë lehtë nga kryedemokrati Basha, i cili ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Basha akuzoi Ramën se për 11 vite, la të hapur një gropë në qendër të Tiranës, që kundërmonte erë të keqe.

“Do e marr fjalën pas parafolësit, sikurse kërkuesit të interpelancës i lind e drejta për replikë. Opozita s’ka të lëshojë asnjë nga këto dy të drejta në këtë foltore. Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni me të ashtuquajturin rindërtim dhe pandeminë, shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre.

Pavarësisht se janë harxhuar shumë para dhe kohë televizive për gënjeshtra dhe reklamë, disa fakte nuk shlyen dot, kur njerëzit çohen në mëngjes në çadra apo në banesat e familjarëve apo banesa me qira. Janë akoma larg pallateve të rrafshuara në Kombinat, ku zona që do të shpronësohej nuk është shpronësuar. Hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin ku aty ku rrafshuan pallatet, dhe iu kanë zhvatur lekët shqiptarëve.

Kështu që nëse ka diçka për të mbajtur duart në hundë, është era e kërmës që qelb këtë sallë. E regjimit të instaluar duke blerë vota, duke shkrirë në një shtetin me partinë, dhe të parin që krekoset mbi këtë pleh që nuk ka lidhje me demokracinë dhe aspiratat e shqiptarëve për një jetë më të mirë. Ka lidhje me babëzinë për pushtet, për para që iu ka zënë sytë.

Kjo babëzi nuk ju pengoi që ndërkohë që COVID ju ka penguar që të ngrini shtëpinë, të ngrinit godinën 50 katëshe me bosët e kokainës. Ti duhet ta dish se kush bos kokaine ka rezervuar një kat në atë godinë.

Mund të shpiket ndonjë parfum si gropa e Ajdin Sejdisë. Ti që na flet për të bukurën, për shijen për aromën e PD-së. Shkrimtari më i madh e ka quajtur PD-në, partia e shijes. Ti që ankohesh kur nuk ke gjetur gjendjen sanitare që të akuzon pasardhësi yt. Gropën e mbylla unë dhe shndërrova në lulishte. Kurse paraardhësi yt do të bëjë dhe aty kulla, nga paratë e drogës”, përfundoi Basha.

Sakaq, Rama i kërkoi Bashës që të flasë me argumente dhe jo akuza boshe. Ai i kërkoi të mos ‘bëjë të fortin’ në Kuvend, duke i thënë edhe me ironi “a të keqen vëllai, të kam xhanë”.

“Arsyeja pse ti nuk fiton, nuk janë as kriminelët, as bosat, por ti, sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush. Gënje veten tënde, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të të respektuar dhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo është partia më e bukur e lindjes, më jep një pushim.

Ti mund të jesh mister lindja sot, por lind më në fund dhe mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë e mos hajde këtu me shpije, por argumenta.

Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra, se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Në çadra, qysh nga dita e parë e sot, janë rreth 400 familje, por siç ke gërmuar dhe më përpara, shko prap dhe gërmo nëse te ata në çadra ka një familje që nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë.

Ata rrinë në çadra, se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty, nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra. Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie or ti Lulëzim, sa edhe këta që janë këtu që janë me ty, aq shumë e kanë të vështirë ta përballojnë, sa edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që je lider i tyre. Sa tani pyesin, a je ti apo nuk je ti. E ke një mundësi t’i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhanë”, tha Rama.

Tags: bashaBerisharama

TË LIDHURA

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar
Aktualitet

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Next Post
“S’ke se çfarë sqaron o tigër, po rri rehat”, Basha fut në “lojë” deputetët

“S’ke se çfarë sqaron o tigër, po rri rehat”, Basha fut në "lojë" deputetët

Mbështetja e shkarkimit Ilir Metës është test dhe për Lulzim Bashën

Bashës nuk i del inati me Ramën, sulmon për herë të parë Metën

“Me shumë ‘vrull’ ka nisur mandati i tretë”, mesazhi i Artan Hoxhës ndaj Ramës

"Rama-Meta-Berisha, si trekëndëshi i Bermudës", Hoxha: Plasi gjylja e madhe







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

by mirseda
22:49 | 24/11/2025
0

Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren...

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com