E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

“Rama-Meta-Berisha, si trekëndëshi i Bermudës”, Hoxha: Plasi gjylja e madhe

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë qëndrimin e tij me anë të rrjeteve sociale, sa i takon përplasjes që po ndodh sot në Kuvend mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Basha iu drejtua Ramës duke i thënë që edhe ai t’i bashkohej “Foltores” së Berishës, dhe së bashku të bënin trekëndëshin e Bermundës; Berisha-Meta-Rama.

Në replikë me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, Basha u shpreh se Rama, Meta e Berisha, janë si tre brinjët e trekëndëshit të Bermudës. “Shko dhe ti në foltore ose nis foltoren tënde, bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallet. Unë jam këtu për të qarë hallet e popullit as të Berishës, as të tuat e as të Metës. Thuaje që të ka marrë malli për Berishën dhe Metën, por mua do më kesh përballë, që siç të munda në 2011-ën do të të mund prapë”, tha Basha.

Lidhur me këtë qëndrim, gazetari Artan Hoxha paralajmëron se “lufta” filloi. Me ironi, Hoxha këshillon kryedemokratin Basha, që të ndeshet një e nga një.

Statusi

Me ne fund, me duket se lufta filloi!!!

Po po, gjylja e madhe plasi….

Lulzim Basha kercenon trekendeshin e Bermudeve, Berisha-Meta-Rama dhe i paralajmeron, se koha e tyre ka marre fund…

Basha: ”Shko dhe ti ne foltore zoteri ose fillo foltoren tende, beni trekendeshin e Bermudes dhe qani hallet bashke te tre nese i keni te njetat..

Une jam ketu per te qare hallet e shqiptareve, as te tuat, as te Berishes dhe as te Metes.

Mua do me kesh perballe jo Sali Berishen, une qe te munda ne 2011 dhe ta mbusha gropen e Hajdin Sejdise”…..

Lexo edhe :   Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre
Lexo edhe :   Kur do të eliminohet Berisha?

Uuuuaaaaaaaaauuuuuu…..

Po ç’ben keshtu o Luli?! Po çfare ben keshtu o trim?!

Me mire ndeshu nje nga nje, se me te tre bashke …dihet si merr muhabeti.

Rilindas, foltorist, popull i 2 marsit, gjeni vrime e futuni

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...