E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Ralf Gjoni merret në mbrojtje nga policia (video)

Deputeti i ri i Kuvendit, Ralf Gjoni, ishte kryefjala e një dite më parë, pasi i hodhën bojë të kuqe. Militantët e opozitës janë egërsuar me vendimin e disa ‘kandidatëve tradhtarë’.

Ai u qëllua me bojë të kuqe, një mesazh ky pas qëndrimit të tij për të thyer vendimin e LSI-së për djegien e mandateve. Por pa kaluar 24 orë nga sulmi, Gjoni bën me dije se Policia e Shtetit i është gjendur pranë, duke i ofruar mbrojtje.

“Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim, si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga, por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në Parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...