Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Qeveria heq shpërblimet për punonjësit në fund të vitit

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria heq shpërblimet për punonjësit në fund të vitit

Qeveria ka vendosur me një vendim të posaçëm që të heqë të gjitha shpërblimet për punonjësit e administratës në fundvit. Ky vendim, i cili është marrë në datën 6 dhjetor, parashikon që të ndalohet përdorimi i fondit të posaçëm, rezervë të institucioneve ku parashikohet edhe organizimi i aktiviteteve kulturore apo i shpërblimeve. “Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jo buxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, thuhet në VKM me numër 781. Sakaq është bërë me dije se janë urdhëruar që të njëjtin urdhër ta zbatojnë edhe bashkitë që pjesa më e madhe e tyre qeverisen nga socialistët. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë. Pak ditë më parë, kryeministri Rama paralajmëroi se këtë vit nuk do të ketë shpërblime për atë pjesë të administratës, që kanë përfituar gjatë viteve të fundit. Kjo ka të bëjë me gjendjen e jashtëzakonshme që po kalon Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit, ku pati 51 viktima në zonën e Durrësit dhe të Thumanës, si edhe mijëra banorë që kanë mbetur në qiell të hapur e mijëra banesa të dëmtuara.

Bllokohen lejet e ndërtimit

Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka shpërndarë një njoftim për aplikantët për leje ndërtimi, ku ka deklaruar se dhënia e lejeve të reja të ndërtimit është e bllokuar pas tërmetit të 26 nëntorit. “Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11.2019, si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar pezullimi i aplikimit për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga AZHT. Sakaq Agjencia e Zhvillimit të Territorit, është duke punuar edhe për pezullimin e afateve të lejeve që ishin në proces miratimi që prej datës 26 nëntor. AZHT-ja ka deklaruar ndër të tjera se për këto qarqe mund të aplikohet shërbimi vetëm “Aplikim për leje ndërtimi, riparimi, restaurimi”. Njoftimi u është shpërndarë bashkive që janë në këto qarqe, Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kurbin. INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë 2019 janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 343 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rënie prej 14,6 %. Por, nga ana tjetër, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2019, ishte 685.455 m², nga 330.725 m² miratuar në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rritje me 2.1 herë.

Riparohen pallatet e ndërtuara para ‘93

Të gjitha pallatet e ndërtuara përpara vitit 1993 do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Këshilli Bashkiak ka vendosur në mbledhjen e djeshme që të krijohet armata me 100 punëtorë ndërtimi, që do të riparojnë pallatet e ndërtuara para këtij viti. Kjo forcë do të jetë në varësi të Drejtorisë së Rrugëve pranë Bashkisë së Durrësit. Gjithashtu, ditën e djeshme u miratuan edhe disa ndryshime në bonusin e qirasë që do të përfitojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti. /Gazeta SOT

 

Tags: Qeveriarritje pagashshperblimtermeti

TË LIDHURA

Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura
Aktualitet

Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura

08:52 | 09/10/2025
Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

22:57 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet
Aktualitet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Next Post
“Brindisi qytet-fantazmë”, bomba e Luftës së Dytë Botërore ‘mban peng’ qytetin

“Brindisi qytet-fantazmë”, bomba e Luftës së Dytë Botërore 'mban peng' qytetin

Dosjet e bujshme/ 3 prokurorë dorëzojnë kandidaturën për kreun e SPAK

Dosjet e bujshme/ 3 prokurorë dorëzojnë kandidaturën për kreun e SPAK

Kosovën e kaplon i ftohti ekstrem/ Temperaturat pritet të shkojnë -20 gradë

Kosovën e kaplon i ftohti ekstrem/ Temperaturat pritet të shkojnë -20 gradë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Kosova merr mijëra dronë kamikazë nga Turqia, reagon Vuçiç
Kosovo

Kosova merr mijëra dronë kamikazë nga Turqia, reagon Vuçiç

by mirseda
08:57 | 09/10/2025
0

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin...

“Ditë e madhe për Izraelin”, Netanyahu përshëndet marrëveshjen e paqes me Hamasin

“Ditë e madhe për Izraelin”, Netanyahu përshëndet marrëveshjen e paqes me Hamasin

08:54 | 09/10/2025
Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura

Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura

08:52 | 09/10/2025
Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

22:57 | 08/10/2025
Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com