E enjte, 17 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Kosovën e kaplon i ftohti ekstrem/ Temperaturat pritet të shkojnë -20 gradë

Profesori i Meteorologjisë Sylë Tahirsylaj ka deklaruar se në gjysmën e dytë të këtij muaji, në Kosovë temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë celcius.

Ditë të ftohta kanë filluar të kaplojnë vendin dhe përgjatë ditëve në vijim temperaturat do të ulen gjithnjë dhe më shumë.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius, ndërsa në gjysmën e dytë të muajit, temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situatë do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë”, ka pohuar Tahirsylaj.

“Deri në fund të muajit do të kemi reshje shiu dhe reshje dëbore, por reshjet e borës gjatë kësaj jave nuk do të jenë të qëndrueshme si në vendet kodrinore -malore ashtu edhe në ultësira meqenëse nga e enjtja ka një rritje të temperaturave. Këto reshje të borës janë simbolike dhe është një situatë e pranueshme”, ka vijuar ai.

Tahirsylaj theksoi se ky dimër në Kosovë do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Endrju Ur, gjeologu britanik që u përpoq të rikthente në jetë një kufomë

Shekulli XIX -të ishte i mbushur me eksperimente mjekësore,të cilat sipas standardeve të sotme të mjekësisë, duken absurde dhe shumë të rrezikshme. Gjithsesi, ajo...

Superhero me probleme ankthi? Reynolds flet për personazhin në film dhe veten

Ryan Reynolds këmbëngul se nuk ka motive të caktuara propagandistike pas personazhit të tij ironik Michael Bryce, i cili është në terapi në filmin...

“U eleminua për larje hesapesh”, detajet e rënda për 25-vjeçarin

25-vjeçari Fridman Xhaferraj u eleminua për larje hesapesh. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Korçës, pas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë...

Eriksenit do t’i vihet një ICD në trup që t’i godasë zemrën po ndaloi përsëri

Kristian Eriksen do të pajiset me një aparat ‘starter’ për zemrën, sipas konfirmimit të ekipit kombëtar danez. Mesfushori i Interit u rrëzua në fushë gjatë...

Albioni, djalit që iu rikthye buzëqeshja nga shqiptarët dhe “Fundjavë Ndryshe”

Albion Hyka, 3 vjeç, është një ndër fëmijët që iu rikthye buzëqeshja nga shqiptarët dhe “Fundjavë Ndryshe”. Djali i vogël pritet që ti rikthehet normalitetit,...