Ish-kreu i Grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të Integrimit sot në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe europarlamentari Knut Fleckestein. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili e ka konsideruar Këshillin e Integrimit si serë e OMGJ-ve politike, ndërsa shton se Qeveria, së bashku me Flekenshtejn “hapën shampanjën, u përqafuan dhe u shtrënguan fort…edhe na uruan me të madhe që vjet, në qershor të 2018-ës, se negociatat ishin HAPUR !?”
Postimi i plotë:
Keshilli i Integrimit si serë e OMGJ-ve politike !
Keshilli i integrimit si klub vajtocash!
Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve!
Keshilli i integrimit si nje i marrë, qe flet me veten!
Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike!
Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve!
Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??
Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort…edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !?
Bo bo ç’genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!