E hënë, 21 Qershor, 2021
31.5 C
Tirana

“Qeveria e Fleckestein hapën shampanjën”, Vasili ironizon: Këshilli i Integrimit si sokaku i të marrëve

Ish-kreu i Grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të Integrimit sot në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe europarlamentari Knut Fleckestein. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili e ka konsideruar Këshillin e Integrimit si serë e OMGJ-ve politike, ndërsa shton se Qeveria, së bashku me Flekenshtejn “hapën shampanjën, u përqafuan dhe u shtrënguan fort…edhe na uruan me të madhe që vjet, në qershor të 2018-ës, se negociatat ishin HAPUR !?”

Postimi i plotë:

Keshilli i Integrimit si serë e OMGJ-ve politike !

Keshilli i integrimit si klub vajtocash!

Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve!

Keshilli i integrimit si nje i marrë, qe flet me veten!

Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike!

Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve!

Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??

Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort…edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !?

Bo bo ç’genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Profil/ Kush është Denzel Dumfries?

Denzel Dumfries ka qenë çelësi i të dy fitoreve për Holandën deri më tani, por ka bërë një rrugë të gjatë nga fillimet e...

Kryemadhi merr mandatin e Fierit, ‘djeg’ Kejdi Mehmetajn

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka pranuar mandatin e Fierit duke ‘djegur’ Kejdi Mehmetajn, e cila ishte e dyta në listën e Fierit, ku...

Euro 2020/ Grupi B ndan sonte shapin nga sheqeri, ndeshjet luhen në 21:00

21:00: Finlandë - Belgjikë (Grupi B, Shën Petersburg) Sa e rëndësishme është kjo ndeshje? Thjesht dëgjoni Markku Kanerva-n, i cili e cilësoi takimin e ekipit...

Mjeku kardiolog flet për “Tirana Today”: COVID-i përkeqëson sëmundjet e zemrës

Nga: MARSELA SINANI Sistemi ynë imunitar është përgjegjës për mbrojtjen e trupit tonë nga një sërë faktorësh, duke përfshirë edhe viruset. Me shqetësim është për...

Iran/ Presidenti i sapozgjedhur Raisi nuk do ta takojë Joe Biden-in

Presidenti i zgjedhur i Iranit thotë se nuk është i gatshëm të takohet me Presidentin Joe Biden. Ebrahim Raisi, kur u pyet mbi një takim...