E diel, 13 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ushtria në mbrojtje të aeroportit, Basha: Rama do të sjellë vendin në kushtet e…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar grabitjen në Rinas dhe vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë kontrollin e aeroportit të Rinasit. Sipas kreut të opozitës përgjegjësi kryesor i grabitjes marramendëse është vetë kryeministri Rama. Ndër të tjera, kryedemokrati shprehet se zgjidhja e duhur nuk është largimi i koncensoriatit, por i kryeministrit Rama.

“Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm dhe plot energji në Vlorë, dua t’i kujtoj gjithë qytetarët shqiptarë që njeriu që solli krimin në Qeveri dhe parlament dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë  dhe policinë shqiptare, është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare që ndodhi sot në Rinas, cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur së linjës ndërkombëtare Tiranë-Vienë.

Ndaj ndonëse dislokimi i Forcave Ushtarake, në mënyrë antikushtetuese e të jashtëligjshme, është një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit.

Është një provë e rënies totale të shtetit dhe kapitullimit të policisë dhe krimit asnjë alibi dhe fshehje mes aferave korruptive dhe kompanisë koncesionare nuk do mbulojë përgjegjësinë e Ramës, e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shtetit për të dislokuar trupat tani që policia ka dështuar për të kontrolluar sigurinë rendin. Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas, por kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli nuk është as largimi i koncensorianit, por largimi i një orë më parë i Edi Ramës dhe bandës dhe në pushtet.”– u shpreh Basha.

Lexo edhe :   Me rikthimin e Berishës, “fitojnë të gjithë”
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD/ Voton i fundit nga kandidatët Agron Shehaj, ja fjala e tij për median

I fundit në rradhë nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike që votuan sot ishte Agron Shehaj. Në fjalën e tij pas hedhjes së...

Izrael/ Betohet sot qeveria e re, Netanyahu ‘zbret’ pas 12 vitesh nga pushteti

Në Izrael pritet të betohet sot një qeveri të re e cila do ta dërgojë Kryeministrin Benjamin Netanyahu në opozitë pas një 12 vjeçari...

Rritja e vdekshmërisë foshnjore, ogur zi

Blerina Hoxha/ Monitor Përpjekjet e tre dekadave në uljen e vdekshmërisë foshnjore u përmbysën vitet fundit, kur numri fataliteteve nën 1 vjeç arriti në vitin...

Vdekja e 44 vjeçarit në Velipojë, dhjetra pushues nga Kosova në protestë

Mungesa e mjekëve dhe e vrojtuesve në plazhe ka nxjerrë në protestë dhjetra pushues nga Kosova. Protesta ka ardhur 24 orë pasi në plazhin...

Euro 2020/ Austri- Maqedoni e Veriut, 18:00. Ja shqiptarët që priten në fushë

Europiani më në fund erdhi edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi ata marrin pjesë për herë të parë në një turne të këtyre përmasave. Ndeshja...