“Qenka plakur shumë”, shokët e ushtrisë takohen pas 46 vitesh (VIDEO)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, kanë ardhur dy shokë ushtrie të cilët e kanë rigjetur njëri-tjetrin para 3 vitesh. Kanë kaluar 46 vite nga koha e ushtrisë dhe dëshira e tyre më e madhe është që të ritakohen sërish me shokët e tjerë. Këtë gjë ia ka mundësuar vetëm emisioni E Diela Shqiptare në Tv Klan, ku ka udhëtuar në të gjithë Shqipërinë për të gjetur shokët e ushtrisë së Qaniut dhe Fiqëretit.

Ardit Gjebrea: Ku e keni bërë ushtrinë ju?

Qaniu: Në Peshkopi.

Ardit Gjebrea: Sa kohë qëndruat?

Qaniu: 27 muaj.

Fiqëreti: 27 muaj një gjymë llafi njëri-tjetrit nuk i kemi thënë, as të shanim as të ofendonim si brezat e tjerë.

Ardit Gjebrea: Sa vite kanë kaluar tani?

Qaniu: 46 vjet.

Ardit Gjebrea i shfaq një foto në ekran ku shihet një nga shokët e tyre dhe i pyet se cili nga shokët e ushtrisë është? Edhe pse kanë kalaur 46 vjet ata arritën ta gjenin se burri në ekran ishte shoku i tyre Pëllumbi.

Pasi panë momentet kur mesazhieri Enea i dha mesazhin, Qaniu dhe Fiqëreti shprehen se Pëllumbi është plakur shumë.

Pëllumbi shikon një ekran dy shokët e tij, por arrin të njohë vetëm Qaniun dhe jo Fiqëretin. Ai shkon të takohet me ta, dhe nuk dëgjoi aspak këshillën e Arditit për të mbajtur distancë dhe i përqafon.

Në ekran është shfaqur një tjetër shok i tyre i quajtur Mark Përlekaj, por shokët e ushtrisë e kishin të vështirë ta gjenin se cili është. Kur Marku erdhi në studio, as ai nuk i njohu derisa Ardit Gjebrea i përmendi emrat. Ai shkoi t’i takonte i lumtur, ku edhe pse Arditi e këshilloi që të mbante distancë, ai i përqafoi dhe i puthi të gjithë.

Më pas moderatori i ka treguar dhe dy foto të dy shokëve të tjerë Lefterit dhe Ismetit të cilët i njohën pasi morën mesazhin. Ata erdhën në studio u përballën të dy me njëri-tjetrin por nuk u njohën. Më pas ata takuan dhe 4 shokët e tjerë të përmalluar. Një tjetër shok ushtrie ka qenë edhe Mehmeti me profesion mësues. Ai nuk e pati të lehtë t’i njihte, por kur i dëgjoi emrat iu rikujtua gjithëçka./tvklan.al