Aspak lajme të mira nga Kosova, ku situata me pandeminë vijon të jetë e rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.505 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive. Brënda këtij harku kohor kanë ndërruar jetë 16 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 39.057 nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Janë shëruar 673 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.