Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Qendrat shëndetësore pa vaksina gripi (VIDEO)

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Qendrat shëndetësore pa vaksina gripi (VIDEO)

Në 30 Shtator nisi zyrtarisht dhe publikisht vaksinimi i popullatës për gripin e stinës. Ministrja Manastirliu deklaroi, se janë siguruar 368 mijë doza vaksine falas, më shumë se çdo vit tjetër.

Edhe të nesërmen në 1 Tetor, Manastirliu, gjatë një vizite në një shtëpi të moshuarish, i mëshoi faktit, se vaksina do të bëhej masivisht, duke nisur me grupet e riskut, mjekët, arsimtarët, të moshuarit e ata, që kanë sëmundje kronike.

“Sot do të bëjmë vaksinën. Falë punës suaj, falë strategjisë që ne kemi bërë me shërbimin social, falë kujdestareve që kanë qëndruar këtu pa u shkëputur fare”, shprehej atëherë ministrja.

Por ajo që ndodh në realitet është shumë ndryshe nga çfarë reklamohet nga ministrja. Emisioni “Stop” ishte në 7 qendra shëndetësore, por në asnjërën prej tyre nuk kishte vaksina. Personeli tha, se vaksina mund të vinte nga fundi i muajit Tetor.

Qendra Shëndetësore nr. 1

Qytetari: Si jeni? Interesohem për vaksinën e gripit.

Informacioni: Për kë? Për veten?

Qytetari: Gjyshin! Gjyshin!

Informacioni: Kanë mbaruar zonjë, deri nga fundi i Tetorit nuk vijnë.

Qytetari: Kur mbaruan?

Informacioni: Të martën!

Qytetari: Po si procedurë pastaj, si është?

Informacioni: Hiç, merr një letër te mjeku i familjes dhe vjen bën vaksinën!

Qytetari: E kuptoj! Nga fundi i Tetorit vijnë thua, me siguri?

Informacioni: Po do bësh një telefon pas datës 20, se mund të vijnë në Tetor, mund të vijnë në fillim të Nëntorit, nuk e dimë.

Qytetari: E marr vesh! Faleminderit!

Qendra Shëndetësore nr. 2

Qytetari: Më falni, si jeni? interesohem për vaksinat të lutem!

Informacioni: Ça vaksine?

Qytetari: Vaksinat e gripit për gjyshin!

Informacioni: Kanë mbaruar sot. Javës tjetër vijnë.

Qendra Shëndetësore nr. 10

Qytetari: Mirëmëngjesi! Interesohem për vaksinat e gripit të lutem!

Informacioni: Në fund të Tetorit!

Qytetari: Në fund të Tetorit?

Informacioni: Po! Kështu na kanë lajmëruar. Merr letrën te mjeku i familjes, që ta kesh, në momentin, që do vijnë! Një sekondë, të jap numrin e telefonit, që të më marrësh në telefon!

Qytetari: Faleminderit!

Qendra Shëndetësore nr. 3

Informacioni: Çfarë dëshironit goca?

Qytetari: Interesohem për vaksinat.

Informacioni: E gripit?

Qytetari: Po!

Informacioni: Nga java tjetër do interesohesh, se nuk ka tani.

Qytetari: Prapë nga java tjetër?

Informacioni: Se nuk ka, kanë mbaruar tani.

Qendra Shëndetësore nr. 9

Qytetari: Më falni, ju lutem një pyetje! Për vaksinat e gripit, si procedohet?

Informacioni: Duhet të pyesësh mjekun e familjes!

Qytetari: Po!

Informacioni: Për momentin kanë mbaruar.

Qytetari: Po kur kanë ardhur, që kanë mbaruar?

Informacioni: Erdhën dhe kanë dy ditë, që kanë mbaruar.

Qytetari: Më fal! Sa ditë ka, që kanë mbaruar?

Informacioni: Dy ditë zonjë.

Qytetari: E si procedohet pastaj? Është me pagesë? Ca duhet të bëj?

Informacioni: Jo moj ça pagese?! Do vesh te mjeku i familjes, do marrësh rekomandim dhe vjen këtu! Na merr në telefon!

Qytetari: Faleminderit!

Qendra Shëndetësore nr.8

Qytetari: Më falni, interesohem për vaksinën e gripit!

Informacioni: Sasia e parë është mbaruar, tani presim të vijë.

Qytetari: Po kur mbaruan? Unë pyeta njëherë para 4 ditësh.

Informacioni: 100 e ca është bërë për ca ditë. Ishte një fluks i paparë.

Qytetari: Sa ditë ka, që ka mungesa?

Informacioni: Dy ditë!

Informacioni: Jo, jo! Është pa pagesë, është falas.

Poliklinika “Vorri i Bomit”

Qytetari: Më falni! Si jeni? Mirë? Interesohemi për vaksinat e gripit, të lutem për gjyshin!

Mjekja: Kush o gjyshi?

Qytetari: Kxxxxx Hxxxx.

Mjekja: E ke me turnin e tjetrës, e do vish t’i pyesësh pasdite doktoreshat! Ne të turnit tonë na kanë mbaruar. Për ato nuk e dimë, kështu që do vish të pyesësh te mjekja e familjes!

Qytetari: Kur të vij?

Mjekja: Pasdite, pas orës 1 e gjysmë!

Qytetari: Ok!

Mjekja: Deri në orën 7 e gjysmë i ke këtu.

Qytetari: Faleminderit!/tvklan.al

Tags: manastirliuQendra Shëndetësorevaksina

TË LIDHURA

Digjet shtëpia në Vlorë, e moshuara harroi sobën ndezur, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Digjet shtëpia në Vlorë, e moshuara harroi sobën ndezur, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

20:04 | 04/06/2025
Punonjësi u godit nga një pllakë metalike, Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome
Aktualitet

Punonjësi u godit nga një pllakë metalike, Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome

20:01 | 04/06/2025
Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës
Politikë

Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës

19:40 | 04/06/2025
Next Post
“Dua më shumë Margaritën se Monikën”, ja çfarë mendon Kryemadhi për deklaratën e Metës

“Dua më shumë Margaritën se Monikën”, ja çfarë mendon Kryemadhi për deklaratën e Metës

Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së. Pa kartë anëtarësie, gazetari voton disa herë

Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së. Pa kartë anëtarësie, gazetari voton disa herë

Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

“Kjo është çështje për jetë a vdekje!”, Meta: Ja si qëndron e vërteta e telefonatës me Ylli Ndroqin

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen me Serbinë, tregon rezultatin që do të ketë Shqipëria
Sport

Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen me Serbinë, tregon rezultatin që do të ketë Shqipëria

by mirseda
20:22 | 04/06/2025
0

Pak ditë para përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, emocionet dhe tensionet janë të pranishme...

Shefja e OKB për BBC: Gaza, më keq se ferri – njerëzimi po dështon!

Shefja e OKB për BBC: Gaza, më keq se ferri – njerëzimi po dështon!

20:20 | 04/06/2025
Digjet shtëpia në Vlorë, e moshuara harroi sobën ndezur, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

Digjet shtëpia në Vlorë, e moshuara harroi sobën ndezur, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

20:04 | 04/06/2025
Punonjësi u godit nga një pllakë metalike, Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome

Punonjësi u godit nga një pllakë metalike, Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome

20:01 | 04/06/2025
Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës

Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës

19:40 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com