Klubi i PSG-së konfirmoi më herët ditën e sotme, se tre pjesëtarë të ekipit kishin rezultuar pozitiv me koronavirus.
Dy emrat që u zbuluan menjëherë ishin Ángel Di María dhe Leandro Paredes, ndërsa emri i tretë mbeti enigmë.
Por sipas “L’Equipe”, dyshohet se personi i tretë i infektuar të jetë ylli brazilian, Neymar. Ky i fundit sapo është kthyer nga pushimet në Ibiza.
“Të gjithë lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të kryejnë testet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e PSG-së.