“Trajtojeni koronavirusin si vjehrrën tuaj”, gafa e bashkisë në Angli bën xhiron e rrjetit

Këshilli i qytetit Stockport në Britaninë e Madhe ka postuar në rrjetet sociale një status ku i kërkonte qytetarëve të tregonin kujdes ndaj koronavirusit duke e trajtuar atë si vjehrrën. Më pas Këshilli ka kërkuar ndjesë për këtë reagim. Në postimin e bërë në Facebook dhe në Twitter, tashmë të fshirë, i thuhej qytetarëve se “Hileja për distancimin social është që të veproni sikur vjehrra juaj ndodhet në çdo cep!”.

Këshilli e fshiu postimin duke kërkuar edhe ndjesë për përdorjen e stereotipeve, por duke thënë se kishte për qëllim të krijonte ndërveprim me audiencën. Komenti ngjalli reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku shumë prej qytetarëve theksonin faktin se dhuna fizike u rrit ndjeshëm gjatë kohës në karantinë, ku më të prekura ishin femrat.