Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse opozita nuk prodhon dot politikë me tërmetin e 26 nëntorit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pse opozita nuk prodhon dot politikë me tërmetin e 26 nëntorit

Nga Alfred Peza

Në ditën kur u mbushën plot 2 muaj nga katastrofa natyrore që goditi Shqipërinë, kemi patur dy qasje të kundërta, mes liderëve të mazhorancës dhe opozitës përballë saj. Në vend të një përballje idesh, platformash a projektesh rindërtimi, kemi parë dy mënyrë, dy qasje dhe dy filozofi të kundërta politike mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe sfidantit të tij nga ana tjetër.
Edi Rama paraqiti platformën online “Shtëpia ime”, për të gjithë qytetarët e prekur kryesisht në qarqet Durrës- Lezhë- Tiranë, që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit. Është fjala për një Regjistër Elektronik për familjet e prekura nga tërmeti, në çdo njësi vendore, ku gjithkush që është i interesuar dhe përfitues i këtij projekti, e ndjek në vijimësi ecurinë e aplikimit të tij në mënyrë individuale përmes smartfonit.

Me pak fjalë, Kryeministri i Shqipërisë e përkufizoi të gjithën këtë si “një formular të thjeshtë dhe një procedurë transparente për këdo që humbi strehën nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe do të kthehet në një banesë më të mirë se ajo që shkatërroi tërmeti”.Ndërsa Kryetari i PD Lulzim Basha, bëri atë që ndoshta di të bëjë më mirë opozita jonë; të hiperbolizojë negativisht gjithçka lidhet me rastin.
Përmes një postimi në Facebookun e tij, në formën e një poeme pa rimë pas asnjë fakt e provë konkrete, ai e kishte “dëmtuar rëndë sot armikun e tij” duke thënë gjëra ekstremisht të pavërteta të llojit:“Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën”.
“Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore”.

“Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta pa asnjë ndihmë nga shteti…”, etj. Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama u nis më pas drejt Berlinit për të zhvilluar takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel, posaçërisht për “Programin e Rindërtimit” në prag të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt, Lulzim Basha “as u pa, e as u duk” gjëkundi. Me siguri siç thonë edhe disa media, do të ketë qenë duke bredhur kush e di se ku për weekend, duke mbushur kësisoj me siguri, edhe dhimbjen e madhe për ato që kishte shkruar për tërmetin!

As ditën e parë, as javën dhe muajin e parë të tragjedisë, sikundër edhe tani në muajin e dytë e në vijim, opozita jonë nuk mund të prodhojë dot politikë me fatkeqësinë e shkaktuar nga “Nëna Natyrë”. Asnjë opozitë tjetër në botë, as e ka bërë dhe as nuk ka tentuar që ta bëjë dot ndonjëherë politikë me katastrofat natyrore, që kanë goditur vendet dhe popujt e tyre. Sepse do ishte jo vetë kundërproduktive, por mbi të gjitha, do të dëmtonte më së shumti ata vetë; liderët dhe ato opozitat që do të tentonin ta bënin këtë. Për hir të së vërtetës, Lulzim Basha në veçanti dhe opozita shqiptare në përgjithësi, nuk tentoi fillimisht që ta përdorte tragjedinë për interesa të vogla të politikës së ditës.

Edi Rama zbuloi pak kohë më parë për mediat se “i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha të tjerat, kanë nevojë për ngushëllim dhe nga kush e presin? Nga ne. Kanë humbur shtëpitë, por nuk duhet të humbin sensin e përkatësisë në një vend ku nuk janë vetëm. Nuk kam marrë përgjigje.”Pas kësaj Kryeministri i ka bërë edhe dy thirrje të tjera publike, por nuk ka marë përgjigje as për to, nga kreu i PD.

“Është e vërtetë, Lulzim Basha është përpjekur për të mos dalë i tepërt, por vetëm kaq. Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës. Por janë të tjerët që përpiqen të gjuajnë nga të katërta anët”,- ka deklaruar Rama. Përtej gjithë kësaj, ka gjithsesi një mënyrë të vetme, që edhe Lulzim Basha dhe opozita jonë të arrijë që të prodhojnë politikë me tërmetin e 26 nëntorit. A ajo kalon përmes bashkëpunimit konstruktiv me mazhorancën qeverisëse, në përpjekjen e pandashme, për t’iu gjendur pranë të dëmtuarve deri në marrjen udhë të Programit të Rindërtimit.

Nëse nuk mund ta bëjë dot më këtë, fare mirë Lulzim Basha mund të ishte sot përkrah Edi Ramës, në takimet me liderët evropianë, duke lobuar së bashku në shumë shtete e institucione ndërkombëtare, në përgatitje të Konferencës së Donatorëve. Ky do të ishte një mesazh i jashtëzakonshëm, i munguar deri më sot jo vetëm përgjatë historisë së shkuar, por edhe në kulturën aktuale të të bërit politikë në Shqipëri.

Një mesazh jo vetëm për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë të kësaj republike, si dhe për gjithë shqiptarët kudo në botë, që ia dhanë këtë leksion solidariteti të jashtëzakonshëm, klasës sonë politike në Tiranë. Mbi të gjitha, ky do të ishte një mesazh fantastik për të gjithë ndërkombëtarët, që do të shihnin tek elita politike shqiptare një qasje të re dhe krejt ndryshe nga sa janë shfaqur deri më sot përballë tyre.

Nëse kjo qasje e opozitës shqiptare me tërmetin e 26 nëntorit, nuk do të sillte më shumë para më 17 shkurt nga donatorët e huaj, është e siguritë që do të sillte çlirimin e energjive të reja e të munguara pozitive brenda Shqipërisë. Sepse nëpër histori, më shumë sesa nga fatkeqësitë dhe mungesa e vëmendjes së të huajve, shqiptarët kanë vuajtur pasojat shkatërrimtare që kanë sjellë tërmetet e pandalshme të grindjeve, ndarjeve dhe armiqësive të përjetshme të udhëheqësve tanë politikë.

Tags: 26 nentorkrijonopozitapolitiketermeti

TË LIDHURA

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

22:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji
Aktualitet

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin
Aktualitet

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Next Post
Turqi/ Shkon në 39 numri i viktimave të shënuara nga tërmeti

Turqi/ Shkon në 39 numri i viktimave të shënuara nga tërmeti

Thellohet tragjedia, bashkë me Bryant në helikopter ishte edhe vajza e tij

Thellohet tragjedia, bashkë me Bryant në helikopter ishte edhe vajza e tij

VIDEO/ Spektakli që dhuroi Bryant në ndeshjen e tij të fundit të basketbollit

VIDEO/ Spektakli që dhuroi Bryant në ndeshjen e tij të fundit të basketbollit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

by mirseda
22:26 | 19/01/2026
0

Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se...

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com