Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse COVID-19 po u merr jetën të rinjve të shëndetshëm? Ja ç’thonë ekspertët

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse COVID-19 po u merr jetën të rinjve të shëndetshëm? Ja ç’thonë ekspertët

Pandemia e koronavirusit rrezikon, dhe në fakt po i merr jetën kryesisht të moshuarve. Por në jo pak raste po vërehet se infektimi me COVID-19 po vdesin edhe të rinj, që nuk vuanin nga asnjë lloj sëmundje kronike.

Tani, shkencëtarët po synojnë të analizojnë nëse gjenet mund të shpjegojnë, se përse disa njerëz sëmuren rëndë nga koronavirusi i ri, ndërsa të tjerët shfaqin vetëm simptoma të lehta, raporton revista “Science”.

Disa projekte studimore në vazhdim, synojnë të analizojnë dhe krahasojnë ADN-në e personave që kanë pasur një infeksion të rëndë nga COVID-19, me ato të të sëmurëve me simptoma të lehta, ose pa asnjë simptomë.

Dallimet mund të qëndrojnë tek gjenet, që i udhëzojnë qelizat tek njeriut të ndërtojnë një receptor të quajtur ACE2, tek i cili mbështet koronavirusi i ri për të hyrë në qelizat tona, njoftoi “Science”.  Përndryshe, mund të ndodhë që gjenet që mbështesin reagimin imunitar të trupit ndaj koronavirusit, të ndryshojnë midis individëve.

Apo që ata që kanë lloje të veçanta grupit të gjakut, të bartin tipare gjenetike mbrojtëse, që i mbrojnë ata nga sëmundjet, siç sugjerohet edhe nga një studim paraprak nga disa shkencëtarë në Kinë. Tani për tani, fakt është që ne nuk e dimë se cilat gjene, mund t’ bëjnë njerëzit të ndjeshëm ndaj infeksionit serioz COVID-19.

Por duke pasur parasysh ritmin e pandemisë, studiuesit mund të identifikojnë kandidatët e mundshëm brenda disa muajsh, thotë Andrea Xhana, gjenetiste në Institutin për Mjekësinë Molekulare në Universitetin e Helsinki në Finlandë (FIMM).

Xhana dhe kreu i FIMM, Mark Deli po drejtojnë një përpjekje ndërkombëtare për të mbledhur të dhëna gjenetike nga pacientët me COVID-19, të njohur si Nisma e Pritësve Gjenetikë COVID-19. Disa biobanka, përfshirë “FinnGen”në Finlandë dhe 50.000 pjesëmarrës në biobankën e Shkollën së Mjekësisë Ikan në Malin Sinai në Nju York, kanë ”shprehur interes” për të kontribuar me të dhëna në këtë studim.

Disa grupe që po bashkëpunojnë me këtë nismë, planifikojnë të mbledhin mostra të ADN nga pacientët që duan vetë të jenë pjesë e studimit, dhe që aktualisht janë shtruar në spital me infeksionin e COVID-19.

Alesandra Renieri, gjenetiste në Universitetin e Sienës në Itali, pret që 11 spitalet italiane të marrin pjesë në një studim të tillë me grupin e saj kërkimor. “Mendoj se ndryshimet gjenetike janë një faktor kryesor në ndjeshmërinë e organizmit të njerëzve ndaj pneumonisë akute”- shprehet Renieri.

Ndërkohë Zhan Kasanova, studiues pediatrik në Universitetin Rokfeler, po organizon një përpjekje të ngjashme brenda një rrjeti global të pediatërve. Qëllimi i tyre, është të studiojnë pacientë “më parë të shëndetshëm” nën moshën 50 vjeç, të cilët kanë zhvilluar infeksione të rënda me COVID-19, pasi prekshmëria e tyre ndaj virusit ka të ngjarë të shpjegohet me gjenet e tyre, thekson Kasanova për “Science”.

Si pjesë e nismave të tyre, biobankat në Britaninë e Madhe, do të fillojë gjithashtu konsultimin e të dhënave nga pacientët me COVID-19, ndërsa kompania me qendër në Islandë, “DekodeE Genetics” do të jetë partnere me qeverinë e vendit për të bërë të njëjtën gjë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Projekti i Gjenomës Personale në Universitetin e Harvardit, po rekruton vullnetarë që të japin të dhënat e tyre gjenetike, mostra indesh, të dhënat të tjera shëndetësore dhe gjendjen gjatë COVID-19.

Në javët dhe muajt e ardhshëm, këto dhe projekte të tjera, mund të zbulojnë se përse COVID-19 shkakton vetëm një kollë të përkohshme tek disa njerëz, ndërsa rrezikon jetën e shumë të tjerëve.

TIRANA TODAY

Tags: koronavirusshkencëtarëtte moshuarittë rinjtë

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
Pse gratë janë më të mbrojtura se burrat ndaj koronavirusit? Njihuni me provat shkencore

Pse gratë janë më të mbrojtura se burrat ndaj koronavirusit? Njihuni me provat shkencore

Pse Kina duhet të japë llogari për pandeminë e koronavirusit

Pse Kina duhet të japë llogari për pandeminë e koronavirusit

S’ka faj Qazimi, nëse të ka lënë benzina rrugës

S’ka faj Qazimi, nëse të ka lënë benzina rrugës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com