Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Pse Bild dhe Prokuroria s’kanë nevojë të bëjnë përgjime për paligjshmërinë e zgjedhjeve”

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Pse Bild dhe Prokuroria s’kanë nevojë të bëjnë përgjime për paligjshmërinë e zgjedhjeve”

Akademiku dhe profesori, Artan Fuga ka reaguar serish për procesin e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.

Me anë të një deklarate për mediat, profesor Artan Fuga lëshon një ironi të fortë ku thotë se as “Bild” dhe as Prokuroria nuk kanë nevojë të bëjnë përgjime për këtë proces, pasi sipas tij, tashmë ASH-ja është e zhytur nga koka tek këmbët e gjitha në paligjshmëri.

Postimi i plotë:

Përse gazeta Bild as Prokuroria nuk kanë nevojë të bëjë përgjime për paligjshmërinë e zgjedhjeve (dhe jo vetëm) në akademinë e shkencave të Shqipërisë!

Deklaratë për mediat:

Sofizmat juridike të Akademisë së Shkencave do e turpëronin cdo student të vitit të parë juridik në universitetin më të humbur të Shqipërisë.

—————–

Sikurse e thotë vetë, as kryetari i Partisë Social Demokrate dhe as kryetari i Akademisë së Shkencave z. Skënder Gjinushi ka bërë sot një deklaratë për mediat.

Me të ai deklaron se partia që ai drejton, social-demokrate, në aleancë zgjedhore me forcat politike qeveritare për zgjedhjet lokale, paska çuar në gjykatë kërkesën për t’a hequr atë si kryetar i asaj partie, e pas kësaj, komisioni qendror i zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat juridike për të qenë në përputhje me këtë akt gjyqësor. Deklaroj publikisht se ky veprim, nëse është bërë, dhe kjo deklaratë për median e fundos edhe më rëndë në paligjshmëri akademinë e shkencave të Shqipërisë, kryesinë e saj si edhe e tregon edhe një herë në dritë të diellit për mbarë opinionin publik se zgjedhja e kryetarit të akademisë të shkencave, por jo vetëm ajo, është krejt në kundërshtim me ligjin dhe një shkelje ligjore e rëndë.

Arsyetimet paradoksale dhe sofiste në këtë deklaratë nuk qendrojnë dhe nuk kanë asnjë vlerë juridike sepse :

Sipas ligjit në nenin tashmë të cituar 6/1 për akademinë e shkencave theksohet qartë se kryetari i një partie politike nuk mund të ishte as anëtar i asamblesë të akademisë së shkencave dhe jo më të zgjidhej kryetar i saj. Pra, ligja është shkelur qysh më parë,kur z. Skënder Gjinushi është kandiduar si kryetar i akademisë së shkencave kur nuk mund të ishte as anëtar i asamblesë së saj nga del edhe kryetari. Mua më vjen keq, por jam i detyruar të them se i interesuari në ato kushte, në respektim të ligjit, duhej prej kohësh të kishte zgjedhur nëse do të bënte karrierë të lartë politike, apo do të ndiqte rrugën akademike. Tani është shumë vonë për të riparuar një shkelje ligjore flagrante.

Skënder Gjinushi thekson në deklaratën për median se ka shpallur që më datën 18 maj 2019 se nuk do të ishte a se do të ngrinte detyrën e tij politike. Me këtë ai rivërteton se edhe fushatën për t’u zgjedhur si kryetar i akademisë së shkencave e ka kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pra e ka nulifikuar juridikisht.

Po ashtu edhe ditën e zgjedhjeve të paligjshme në akademinë e shkencave të datës 24 maj 2019, ai sikurse e pohon tashmë edhe vetë, ka qenë juridikisht kryetar i psd dhe figuronte në kqz si kryetar i një partie politike në aleancë me forca qeveritare për zgjedhjet vendore. Eshtë e drejta e tij të zgjedhi kampin e vet politik, pak rëndësi ka, por ka rëndësi që me statusin e tij antiligjor ai nuk u ka siguruar akademikëve, sikurse e kërkon ligja, mbrojtjen nga presionet e tërthorta ose të drejtpërdrejta politike. Ligja me normat e tij pikërisht prandaj ndalon që kryetari i një partie politike të jetë anëtar dhe jo më pastaj të kandidojë për kryetar i akademisë së shkencave.

Prandaj, të gjitha veprimet e nxituara sot, pasi shkeljet ligjore janë konsumuar, nuk kanë asnjë vlerë dhe janë juridikisht nul. Ka një parim juridik që askush nuk mund të përfitojë nga veprime ose mosveprime të cilat në kohën që janë kryer përbëjnë shkelje të hapura ligjore. Ky është rasti. Kryetari i akademisë së shkencave nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me ligjin, dhe pasi zgjidhet në këtë mënyrë joligjore të pretendojë se postfactum vendoset brenda ligjit !!!

Do të ishte njësoj sikur një kryeministër të zgjidhej ta zemë president republike duke qenë edhe kryeministër, dhe pasi ta shkelte kushtetutën me të dyja këmbët, njëherë në fronin e Presidentit, pastaj, të thoshte se unë nuk jam më kryeministër !!!

Ja absurditetet juridike dhe logjike që gëlojnë në deklaratën për shtyp të as-kryetarit të zgjedhur në shkelje të ligjit në fronin e kryetarit tê akademisë së shkencave !

Deklarata e z. Skënder Gjinushi tregon edhe njëherë sesa të sakta kanë qenë të gjitha denoncimet për paligjshmërinë që sundon në akademinë e shkencave të Shqipërisë. Kjo bën me përgjegjësi ligjore edhe zz. Vasil Tole dhe Salvatore Bushati, si të zgjedhur po atë ditë, në një proces zgjedhor të paligjshëm, dhe si antarë të këshillit ekzekutiv të asaj akademie. Por, nuk është vetëm ky rast. Ja përse unë vazhdoj të insistoj të kërkoj një komision parlamentar ku të mund të dëshmoj për gjendjen në këtë institucion të rëndësishëm të shtetit shqiptar !

A dëgjoni zotërinj dhe zonja deputetë ???

Akademia e Shkencave është në hall dhe në ankth. Deklarata e as-kryetarit të saj e dëshmon këtë më së miri. A thua se nuk pritej dot që zgjedhjet të kryheshin pasi ndarja e cdokujt nga poste politike të ishte kryer ligjërisht dhe juridikisht ! A thua se duheshin bërë zgjedhjet për të uzurpuar në mënyrë të paligjshme pushtetin në akademinë e shkencave përpara sesa ligjëvënësi të kishte vënë në fuqi kuadrin ligjor reformues për atë institucion të kalbur nga koka te këmbët dhe të zhytur në paligjshmëri !

Dhe më në fund: është ulëritëse injoranca juridike e atij institucioni dhe e juristëve në të saqë lejojnë që në deklaratën për mediat e as-kryetarit të saj paradokset dhe sofizmat juridike të jenë të një niveli që do ta kishin turpëruar edhe një student të vitit të parë juridik në universitetin më të humbur shqiptar !

Unë e konsideroj këtë dekaratë për mediat dhënë nga as-kryetari i akademisë së shkencave si një presion që kërkohet t’i bëhet Presidentit të Republikës në çastin kur është ai që do ta ndajë nëse do ta ketë Shqipëria edhe këtë precedent, që lëre të tjerat, por edhe kryetarin e akademisë së shkencave t’a zgjedhë në mënyrë antiligjore !

Gazeta Bild me siguri që në këtë rast nuk do të kishte nevojë për përgjime. Po ashtu Prokuroria e shtettit do t’a kishte të lehtë të hapte hetimin për uzurpim të paligjshëm të një posti publik !

Unë kam besim të plotë se Presidenti i Republikës do të dijë të vendosi drejt dhe paanësi!Akademia e Shkencave të Shqipërisë është zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri. Nuk ka deklaratë për mediat që e zhbën dot këtë.

Me konsiderata,Artan Fuga

Tags: bëjëBildnevojëpaligjshmërinëpërgjimeProkurorias’kanëzgjedhjeve

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Video/Dritan Leli flet për sigurinë në Vlorë: Mediat “nxijnë” realitetin

Video/Dritan Leli flet për sigurinë në Vlorë: Mediat “nxijnë” realitetin

Rita Ora kapet mat me ish të dashurin, kjo foto nxjerr zbuluar këngëtaren shqiptare

Rita Ora kapet mat me ish të dashurin, kjo foto nxjerr zbuluar këngëtaren shqiptare

E kritikuan për pamjen jo serioze, Braçe dëgjon këshillën e Ngjelës (foto)

E kritikuan për pamjen jo serioze, Braçe dëgjon këshillën e Ngjelës (foto)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com