Foto Galeri

Rita Ora kapet mat me ish të dashurin, kjo foto nxjerr zbuluar këngëtaren shqiptare

               Publikuar në : 14:29 - 07/06/19 S.N

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, suksesi i së cilës çdo ditë e më shumë po rritet, duket se nuk e ka aspak kompleksin që shumë femra e kanë, që të rikthehet tek ish-i i saj.

Bukuroshja së fundmi është kapur mat me ish-të dashurin e saj Andrew Watt.  Ata janë parë së bashku në Ibiza, Spanjë duke drekuar me Watt dhe s’mund të rrimë pa theksuar se Rita dukej më sensuale se asnjëherë më parë.

Ylli i muzikës kishte veshur një fustan të verdhë, i cili është trendi i kësaj vere dhe të gjitha fashionistet në mbarë botën po e veshin aktualisht.

Kujtojmë se para dy muajsh këngëtarja u nda me aktorin Andrew Garfield dhe ajo nuk e përjetoi aspak mirë ndarjen.

Ndërkohë Andrew bëri tërësisht të kundërtën, ai eci përpara me jetën e tij dhe madje është parë shpeshherë i shoqëruar me disa femra…

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT