Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Prova e falsifikimit, “Stop” gjen zgjidhje për shtëpinë e të divorcuarës

2 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Prova e falsifikimit, “Stop” gjen zgjidhje për shtëpinë e të divorcuarës

Përmes kamerës së fshehtë, emisioni “Stop” zbulon gjendjen faktike të dosjes së privatizimit për familjen Topurja në Elbasan. Drejtoresha e Entit të Banesave pranon se certifikata e trungut familjar të vitit 1992 e familjes Topurja ka qenë me 8 anëtarë, ku është dhe Gazmendi dhe Irena.

Në Drejtorinë e Gjendjes Civile në Elbasan figuron që Hasan Topurja nuk ka jetuar në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti. Po të aplikojnë në Gjendjen Civile për një certifikatë familjare, Gazmendi dhe Irena janë hequr.

Gazetari: D.m.th, Hasani nuk na figuron në Rrugën “5 Maji”, Pallati 720/3, Apartamenti 11?

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Jo, Hasani sot…

Gazetari: Nuk figuron banor…atje?

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Nuk është banor, as ka qenë ndonjëherë te lagjia “5 Maji”.

Gazetari: Ky fakt tregon, që ka jetuar çifti në këtë apartament.

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Po, në këtë apartament.

Gazetari: Është taksative, kur bëhet një shkëputje nga trungu, që të shkruhet edhe numri i vendimit. D.m.th, punonjësja, që e ka bërë, duhet të kishte shkruajtur vendimin!

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Numrin e vendimit…?

Gazetari: Me patjetër, se është në ajër si…! A kupton?

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Nuk është rasti i parë, kemi plot raste të tilla. Kështu që, s’ka vendim. Është ndarë,- thotë ajo,- gjej vendim vjen vërdallë, s’ka cfarë të bëjë, i cojmë në drejtori, ose për gjyq…

Gazetari: Se e shikon, çfarë pasoja sjell ajo tani?!

Dr.Gjendja Civile Elbasan: S’ke çfarë i bën, ku ta gjejmë ne vendimin?

Gazetari: Shkruhet, që në 1991-shin, ai është ndarë nga trungu. Se me cfarë arsye, dokumentin e Këshillit, nuk e kemi…?

Dr.Gjendja Civile Elbasan: E bravo! Nuk kemi vendimin…

Drejtoresha e Entit jep një zgjidhje përmes Këshillit Bashkiak, i cili mund të ndryshojë emrin e aplikantit nga Hasani tek i biri dhe nusja. Gruaja e divorcuar dhe fëmijët e saj kanë rreth 3 vjet, që kërkojnë zgjidhje në bashki, por asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

Polici: U interesuat njëherë te godina tjetër?

Gazetari: Po na sollën këtu pra..

Polici: Këtu nuk ka zyrë, do e marri te godina atje zyrën, për momentin nuk e kemi.

Polici: Si ia kaluat?

Gazetari: Si je? Kryetari këtu është, se na sollën këtu, ishim andej dhe na sollën këtej.

Polici: Kryetari, lart është, po është në mbledhje.

Gazetari: Kuptoj!

Polici: S’di, ça të të them.

Gazetari: Me kë mund të flas unë?

Polici: Tani kanë zbrit poshtë të gjithë.

Gazetari: E di, po më sollën këtu.

Polici: Jam dakord me ty, po ca të them unë?!

Gazetari: Duhet të flas me kryetarin vetë!

Polici: Për momentin është i zënë.

Gazetari: Lajmëron dikë, që t’i thotë kështu, kështu?

Polici: Mbledhja nuk ndërpritet, kur  të mbarojë mbledhja do…

Gazetari: Tani jo, presim pra, e kuptoj të  flasësh me dikë, që është jashtë mbledhjes, që mund të ketë kontakt me kryetarin.

Polici: Ja të shoh, çfarë mund të bëj…

Gazetari: Ta takoj dhe të flas edhe jashtë kamerave, një 5 minutësh, ta sqaroj atë situatën edhe…

Polici: Problemi qëndron, që unë ia raportova sekretares, është në mbledhje dhe nuk të pret dot.

Gazetari: Të tha sekretarja? Apo pyeti kryetarin ajo?

Polici: Tani, mbledhja nuk ndërpritet, ai më tha të të informoja, që nuk të pret.

Me interesimin e “Stop”, rasti do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe do ngrihen dy grupe për analizimin e rastit dhe dhënien e zgjidhjes.

“Do ngrihen në komision dhe do bashkëveprojnë dy institucionet që ta zgjidhin”. /tvklan.al

Tags: Elbasanemisioni STOPfamiljen Topurja

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Një stil entuziast nga Kryemadhi, për opozitën

Kryemadhi zbulon emrat e personave që do të zëvendësojnë Ramën në krye të PS-së

Koraqi: Hapja e aktiviteteve rrit grumbullimet, duhet maska. Dorezat përhapin COVID-19

Koraqi: Hapja e aktiviteteve rrit grumbullimet, duhet maska. Dorezat përhapin COVID-19

Mbajtja e maskës me detyrim, kjo është fleta e gjobës

Mbajtja e maskës me detyrim, kjo është fleta e gjobës

JU REKOMANDJOMË

Deklaratë e fortë nga nëna e Ronaldos: Mafia e futbollit penalizoi djalin tim

Deklaratë e fortë nga nëna e Ronaldos: Mafia e futbollit penalizoi djalin tim

3 vjet ago
Pas Xhikës së LSI-së, FMN shpullë Ramës: PPP-ja jote, korruptive!

Pas Xhikës së LSI-së, FMN shpullë Ramës: PPP-ja jote, korruptive!

5 vjet ago
Mungesa e Herceptinës/Politika zihet për shifrat, pacientët përballen me problemin

Mungesa e Herceptinës/Politika zihet për shifrat, pacientët përballen me problemin

5 vjet ago
Videoja e Lefter Allës/ Lubonja: Mundet dhe ta vëmë në dyshim Artan Hoxhën

Videoja e Lefter Allës/ Lubonja: Mundet dhe ta vëmë në dyshim Artan Hoxhën

3 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com