Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Protestë në 8 janar! Berisha përgatitet për të marrë me dhunë PD-në

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryedemokrati Basha ka veshur xhamat e përparmë të derës kryesore të selisë së PD-së me letër ngjitëse, e cila përmbante logon dhe simbolet e partisë. Ky akt ka nervozuar ish-kryeministrin Berisha, duke e cilësuar si blindim dyersh. Çdo ditë e më shumë po thellohen përplasjet mes Berishës e Bashës. Dje ish-kryeministri ka rikujtuar dhe një herë protestën që do të mbahet në datën 8 janar. Ai njofton se mesditën e datës 8 janar do të mbahet protesta kombëtare para selisë së Partisë Demokratike, e cila do të ketë moton “jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”.

Berisha ka nisur kërcënimet për nisjen e protestave masive edhe më herët. Sipas tij, protestat janë të vetmet që mund ta shpëtojnë Shqipërinë, teksa ka theksuar se shume prej skandaleve të fundit janë thirrje të qarta se shoqëria shqiptare duhet të ngrihet në protestat më të fuqishme për të përmbysur regjimin.

Komisioni i Rithemelimit të PD: Lul Brava shndërron shtëpinë e demokratëve në bunker personal

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas veshjes së dyerve të selisë me logon e PD. Në deklaratë, Komisioni shprehet se kreu demokrat nuk mund ta kthejë selinë në një bunker personal, duke iu kthyer izolimit. Sipas Komisionit, akte të tilla nga një kryetar i shkarkuar janë akte turpi, të cilat duan të mbajnë peng partinë duke ndërruar brava.

“Lul Brava shndërron shtëpinë e demokratëve, në bunker personal! Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokrateve, ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij. Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një aparat cik të marrë peng, ai ndërron brava dhe po vendosë dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokrateve, selinë e Partisë Demokratike në bunkerin e tij privat”, shprehet Komisioni i Rithemelimit të PD.

“Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se, ata që shembën regjimin më gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë. Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë”, thuheT në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit.

Tags: bashaBerishaKomisioni i RithemelimitPD

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026
Aktualitet

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026
Next Post

Basha: PD nuk kthehet në strehë për të mbrojtur personat “non grata”

Video që po 'thyen' rrjetin/ I lidhur me Beatrixin, por mendjen e ka tek Bora

Dyert e Bashës, ngutja e Berishës dhe “Gargantua”







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

by mirseda
12:50 | 04/06/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se reforma në drejtësi po hyn në një fazë të...

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com