Bota

Protestat në Hong Kong/ Facebook dhe Twitter mbyllin faqet kineze

               Publikuar në : 08:37 - 20/08/19 user tir

Twitter edhe Facebook kanë marrë një vendim duke bllokuar faqet, llogaritë dhe grupet kineze të cilat thuhet se dezinformuan për protestat në Hong Kong. Twitter ka njoftuar se ka hequr të paktën 936 llogari për të cilat dyshohet se kanë shtuar mosmarrëveshjet dhe grindjet politike në Hong Kong.

Përfaqësuesit e rrjetit në fjalë theksuan se llogaritë që kishin origjinë në territorin e Kinës dhe ishin pjesë e një përpjekje të koordinuar dhe për të minuar legjitimitetin dhe pozicionet politike të lëvizjes protestuese, tashmë janë bllokuar dhe të tjera raste po mbahen nën monitorim.

Nga ana tjetër Facebook pohoi se ka hequr shtatë faqe, tre grupe dhe pesë llogari.  “Ata shpesh postuan për lajme politike lokale dhe çështje që përfshijnë tema të tilla si protestat në vazhdim në Hong Kong”, pohoi Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë në internet.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT