Kryesore

Si do hetohen “të paprekshmit” në Shqipëri, SHBA publikon skemën

               Publikuar në : 09:42 - 20/08/19 user tir

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas saj tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK.

Postimi i Ambasadës: “Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT