Ekonomi

Tatimet paralajmërojnë: Sot, dita e fundit që dividenti paguhet 8%

               Publikuar në : 09:05 - 20/08/19 user tir

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar edhe një herë subjekteve që dividenti që paguhet brenda datës 20 gusht është 8 për qind.

Në një njoftim të bërë këtë të hënë DPT ka shpjeguar edhe kuadrin ligjor që sanksionon këtë proces si dhe mënyrën sesi do të procedohet me fitimin e pashpërndarë të vitit 2017-të.

“Të nderuar tatimpagues! Ju risjellim në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019. Në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, është në shkallën 8%, nëse këtë pagesë e kryeni brenda datës 20 gusht 2019.

Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;

Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividentin.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë të përcjellë kujtesa dhe informacion për tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, mbi legjislacionin dhe procedurat tatimore”, sqarojnë Tatimet. /Monitor

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT