Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Protestat antiqeveritare në Iran, mbi 100 persona ndërrojnë jetë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Amnesty International thotë se forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 106 njerëz në protestat mbarëkombëtare anti-qeveritare që nga e premtja, katër herë më i lartë se sa numri i viktimave gjatë protestave të fundit masive në Iran dy vjet më parë.

Në një intervistë të së martës me shërbimin persian të “Zërit të Amerikës”, studiuesja e organizatës Amnesty International për Iranin, Raha Bahreini, tha se organizata për të cilën ajo punon ka përcaktuar se forcat e sigurisë vranë 106 protestues bazuar në historitë e dëshmitarëve okularë, videot e publikuara në mediat sociale dhe raportet e aktivistëve iranianë në mërgim.

Ajo tha se Amnesty International së shpejti do të publikojë hollësitë e incidenteve që çuan në vrasjen e protestuesve në qytete të ndryshme të Iranit.

Shërbimi në gjuhën persiane i “Zërit të Amerikës” ka konfirmuar në mënyrë të pavarur vrasjet e të paktën shtatë protestuesve nga forcat iraniane të sigurisë të shtunën. Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se disa njerëz janë vrarë përfshirë të paktën një anëtar të forcave të sigurisë në protestat që filluan të premten dhe u përhapën në dhjetëra qytete të tjera të vendit.

Por qeveria iraniane nuk ka publikuar ndonjë numër zyrtar të personave të vrarë.

Protestat shpërthyen në përgjigje të një vendimi të premten, për rritjen me 50 për qind të çmimit të karburantit të subvenciunuar nga qeveria.

Shumë iranianë e shohin këtë rritje si një barrë tjetër mbi ta në një kohë të përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Zonja Bahreini tha se Amnesty International u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që t’i bëjnë thirrje urgjente Iranit që t’i japë fund shtypjes së dhunshme të protestave dhe të respektojë të drejtat e iranianëve për liri të shprehjes dhe tubimit.

Irani shtypi me dhunë valën e fundit të protestave mbarëkombëtare që përfshiu vendin nga fundi i dhjetorit të vitit 2017 deri në fillim të janarit të vitit 2018.

Të paktën 22 njerëz u vranë në operacionet për shtypjen e atyre protestave, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut me korrupsionin e qeverisë dhe keqmenaxhimin.

Gjithashtu mund të lexoni:

Irani ndalon internetin, protestat vazhdojnë në mbarë vendin

Arrestohet në Iran ylli i Instagramit, akuzohet për blasfemi

Tags: 100iranpersonaprotesta

TË LIDHURA

Rajoni

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026
Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Bota

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Next Post

Meta do shpërndajë Parlamentin? Ja çfarë thotë Bamir Topi

Shtypi i Ditës/ Si i kanë komentuar gazetat shqiptare ngjarjet e djeshme

Parashikimi i motit për ditën e sotme







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com